Koronavirusi bën lëmsh Serinë A, ndryshon sërish data e sfidës Juve-Inter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika dhe alarmi nga koronavirusi e ka bërë thuajse lëmsh kalendarin e ndeshjeve të Serisë A, ku më e diskutuara është ndeshja midis Juventusit dhe Interit.

Ditën e premte Interit i ishte propozuar që të luante të hënën takimin kundër Juventusit, që në program ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në mbrëmje në Torino, por zikaltërit refuzuan.

Zikaltërit akuzuan për kampionat të falsifikuar, ndonëse administratori i saj i deleguar, Marota, është anëtar i i kryesisë së Federatës Italiane të Futbollit.

Duke u gjendur përballë kësaj situate, liga më e madhe e futbollit italian ka propozuar datën 9 mars si ditën e zhvillimit të ndeshjes, për të cilën ka gjetur edhe aprovimin e Interit.

Megjithatë tashmë një tjetër sfidë ka pësuar ndryshim dhe ajo është takimi midis Juventusit dhe Milanit, që është i vlefshëm për Kupën e Italisë. Në fillim u vendos që ky takim të zhvillohej me dyer të hapura, por tashmë është bërë publik vendimi se asnjë tifoz nuk do të lejohet në stadium./Fjala.al/

 

Të fundit

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Lajme të tjera

Web TV