Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka treguar eksperiencën e saj teksa ishte për vizitë në Itali, një ndër vendet më të prekura të Evropës nga koronavirusi, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 50.
Duke folur në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Panit’, mbrëmjen e djeshme, Alketa Vejsiu tregoi se sapo është kthyer nga Italia dhe gjendja atje ishte shumë e shkretë. Ndërsa ka rrëfyer se i bëri shumë përshtypje Milano, pasi atje gjithçka ishte zbrazur duke dëmtuar në këtë mënyrë ekonominë e vendit.
‘Unë në fakt vij nga Italia, nuk kam marrë Koronavirus, e kam lënë të rrotullohet në ajër. Më bëri përshtypje se Milano ishte zbazur edhe mendoj se gati gati ka një ekzagjerim se si po e përjetojnë luftën nga ky virus, nga njëra anë duan të mbrojnë jetën, nga ana tjetër e kanë kontraktuar jetën.
Janë zbrazur këto ditë rrugët e Milanos, që është një ndër qytetet më dinamike dhe më të gëzuar, marketet, kafenetë ku rrihet, gjithçka bosh por kjo nuk duhet të ndodhë sepse kjo vret ekonominë, kjo vret shpresën, jetën normale, duhet t’i kthehemi jetës normale dhe thjesht të kemi kujdes për veten tonë dhe të jetojmë sikur ky virusi nuk ekziston’, tha Alketa.
Gjithashtu, Vejsiu ishte edhe pjesëmarrëse si moderatore në festivalin ‘Sanremo’, e ka vizituar shpesh shtetin fqinj, ku është përfolur edhe që ka nënshkruar një kontratat me një nga televizionet vendase.