Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka një falënderim special për të gjithë shqiptarët që morën pjesë në manifestimin e djeshëm.
Me atë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta sqaron se dje u hodh hapi i parë për përmbushjen e misionit, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve
“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.
Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. “, shkruan Meta, teksa publikon një video nga fjalimi i djeshëm.