Serbia i heq njohjet Kosovës/ Kurti thirrje SHBA-së dhe BE-së: Të ndalen sulmet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë ofensivën për të lobuar në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thekson se SHBA dhe BE duhet të ushtrojnë presion ndaj Beogradit që të ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së ç’njohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.”, shkruan Kurti.

Të fundit

Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Nga Mero Baze Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për...

“S’ke turp”/ Përplasje e ashpër në BBV, Juli ia thotë në sy Gazit: Më ke prerë në besë

Juli dhe Gazi së fundmi kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë brenda shtëpisë. Ashtu...

Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese,...

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që nxitën dyshimet se këngëtarja po pret një fëmijë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së...

“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i...

Lajme të tjera

Web TV