Lojtari i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Bekim Balaj është duke kaluar momente shumë të mira te skuadra e Strum Graz në kampionatin e futbollit austriak.
Gjatë fundjavës që sapo kaloj ai arriti të gjente rrjetën dhe shënoi golin e 6 të tij në këtë kampionat. Së fundmi sulmuesi ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetes dhe duket se për të ka shpenzuar goxha para.
Përmes një postimi në “Instastory” shkodrani ka publikuar makinën e tij të re që është një “Mercedes Benz AMG 63”, e cila ka një vlerë të konsiderueshme.
Përmes një videoje të shkurtër 29-vjeçari shqiptar shkruan “Neë Toy” që në shqip përkthehet “Lodra e re”.
Ndërsa në momentin e regjistrimit të kësaj videoje, Balaj ishte duke udhëtuar me 136 km/h./Fjala.al/