VIDEO/ Muriqi i jep shpresë Fenerbahçes, shënon në gjysmë finalen e Kupës së Turqisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar plot 15 gola me fanellën e skuadrës turke të Fenerbahçes.

Ai arriti të shënonte golin e vetëm të skuadrës së tij në ndeshjen gjysmë finale për Kupën e Turqisë kundër Trabzonsporit, takim të cilin e skuadra e sulmuesit kosovar e humbi me rezultatin 2-1.

Lojtari 25-vjeçar kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe ngushtoi rezultatin e takimit nga 2-0 në 2-1. Ky rezultat e ndihmon ekipin e Fenerbahçes që të ketë shpresa për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Turqisë.

Duke parë situatën e brendshme të Fenerbahçes dhe pakënaqësinë e tifozëve për sezonin aspak të kënaqshëm, Muriqi mund të largohet drejt një kampionati elitar, ku duhet theksuar se kërkesat për të janë goxha të larta./Fjala.al/


Të fundit

Gazetarja greke shpëton kotelen nga flakët, nuk e lëshon nga dora as gjatë transmetimit direkt (Foto)

Edhe gazetarët që raportojnë çdo ditë për situatën e zjarreve në Greqi përfshihen në punën e zjarrfikësve duke i...

“Tradita e burrneshave po vdes”/ New York Times artikull të veçantë për traditën shqiptare

Një traditë shekullore në të cilën gratë e deklaruan veten burra në mënyrë që të gëzonin privilegjet mashkullore po vdes pasi gratë e reja...

Vrau gruan se donte një burrë! Dalin fotot e “Emmanuelës”, transgjinorja që hyri mes çiftit në Greqi (Foto)

Gazetat greke  nuk e kanë lënë në heshtje, zbardhjen e misterit të vrasjes së gruas 20-vjeçare Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në...

Eva Dumani në Al-Hawl! Mesazhet nga kampi: Po na rrahin shumë

Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit,...

Lajme të tjera

Web TV