“Ju nuk më kuptoni mua”, Egbo flet për lojën e Tiranës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, ka komentuar fitoren 2-0 të marrë nga skuadra e tij ndaj Flamurtarit.

Duke folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ego ka thënë se në këtë fazë ku ndodhet më shumë rëndësi ka rezultati se loja e bukur.

“Besoj se na duhen më shumë 3 pikët në çdo javë se loja e bukur. Duke pasur parasysh se kemi ardhur nga dy ndeshje të forta kundër Kukësit dhe Partizanit dhe lojtarët ishin të ngarkuar, edhe për shkak të gripit që ka goditur lojtarët”.-tha ai.

Më tej tekniku i bardhebluve ka folur edhe për lojtarin Gent Halili dhe për mos aktivizimin e tij.

“Halili i mërzitur? Nuk e kam parë, por nuk besoj se ka qenë i mërzitur. Ai duhet të tregojë veten, ashtu si të tjerët që kanë luajtur pak. Nuk e kam provuar kurrë ekipin në një moment të vështirë? Jam njeri optimist dhe pozitiv. Rezultati nuk është në dorën time. Lojtarët futen fushë dhe japin 100%, kjo është vetmja gjë që mund të bëjmë”.-vijoi ai.

Ndër të tjera Egbo ka theksuar faktin se suksesi i skuadrës qëndron te besimi në zot.

“Ata që kanë besim te Zoti, shpërblehen gjithmonë. Tirana s’kishte besim më parë? Vetëm fetarët mund të më kuptojnë mua, ju nuk jeni fetar. Lojtarët janë të bashkuar, sepse e shikojnë se jam i drejtë”.-deklaroi menaxheri i Tiranës./Fjala.al/


Të fundit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo, niset drejt Turqisë

Gazetari dhe komentatori sportiv, Kosta Grillo, është prekur nga Covid-19 dhe pasi u kurua në Tiranë prej ditësh, është...

E rëndë/ 34-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari shqiptar...

Përmirësohet ekonomia, BSH: Do mbështesim rritjen e pagave

Ekonomia e vendit po rimëkëmbet më shpejt sesa ishte parashikuar sipas Bankës së Shqipërisë, e ndihmuar më shumë nga rritja e aktivitetit në sektorin...

Ish-bashkëshortja e Eminem tenton të vetëvritet

Ish-bashkëshortja e Eminem, Kim Scott, ka tentuar të vetëvritet. Sipas burimeve, më 30 korrik në komisariatin e policisë është bërë një telefonatë për të...

Shkretëtira e Saharasë/ Mungesa e ujit u merr jetën 6 emigrantëve

Gjashtë emigrantë nga Afrika nën-Sahariane u gjetën të vdekur, ndoshta nga dehidratimi në mes të shkretëtirës në Tunizinë jugore, pranë kufirit me Algjerinë, pasi...

Lajme të tjera

Web TV