Një përhapje e pandemisë mund të ndikojë në aktivitetin ekonomik, të vendosë qëndrueshmërinë e bankave në pikëpyetje dhe të kontribuojë në problemet financiare
Nga Toni Yates*
Rastet e para të koronavirusit u regjistruan në provincën Hubei (Kinë), e cila ka një popullsi prej rreth 59 milionë banorë. I identifikuar fillimisht si një problem lokal shëndetësor, koronavirusi është bërë tashmë një problem global dhe ekonomik. Më poshtë, paraqiten një sërë çështjesh, që duken se lidhen drejtpërdrejtë me gjendjen dhe ekonominë e botës
Ndërlidhja mes njerëzve
Epidemiologët po studiojnë si problem ndërlidhjen mes njerëzve. Se si përhapet një sëmundje varet nga numri i takimeve fizike dhe probabiliteti që virusi të kalojë nga një trup në tjetrin. Këto takime, të shkaktuara kryesisht nga udhëtimet ajrore dhe detare, janë ato që politikbërësit janë përpjekur të ndalojnë, megjithëse me vonesë.
Dy të tretat e aeroplanëve që i përkasin linjave ajrore kineze janë bazuar në çmimet e aksioneve të linjave ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, që duket se kanë rënë ndjeshëm. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe aksionet e ndërmarrjeve hoteliere. Virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës sesa brenda saj.
Zinxhiri global i furnizimit, rrjeti i mallrave.
Kina përbën momentalisht 9.6% të totalit të importeve në Mbretërinë e Bashkuar; Italia përbën 4.1%; Koreja e Jugut, vetëm 0.8%. Për shkak të pozicioneve të tyre në zinxhirin global të furnizimit, mungesa që prodhojnë këto vende ( çipa kompjuterash, plastikë dhe pajisje të rrjetit telefonik, deri tek përbërësit e automobilave) do të ndjehen më gjerësisht.
Disa biznese duket se do të jenë në gjendje të gjejnë burime alternative për produktet , duke supozuar se virusi nuk do të përhapet më tej. Ka raporte ku kërkohen alternativa në sektorët e makinerive dhe automobilave. Por nëse do të rezultojë e kundërta, firmat do të detyrohen të mbështeten në inventarë, që historikisht kanë qenë në nivele të ulëta për shkak të metodave të prodhimit të njëkohshëm.
Rrjeti i financave
Koronavirusi mund të lërë gjurmë në rrjetin e financave. Një ndalesë e përhapur në aktivitetin ekonomik mund të shkaktojë falimentime dhe mospagime të huave bankare, duke e vendosur qendrueshmërinë e bankave në pikëpyetje, si dhe duke çuar më tej përçarjen financiare. Kriza financiare e vitit 2008 filloi si një mospërmbushje e mesme dhe e lokalizuar në hipotekat e SHBA-së.
Vendet e tjera u infektuan sepse bankat ishin të ekspozuara ndaj kredive, në një shkallë shumë të pasigurt fillimisht, ashtu sikurse ndodhi më pas edhe me institucionet. E njëjta situatë duket se po përsëritet afër zonave të prekura në Kinë, Kore dhe Itali. Vështirësitë e firmave dhe bankave të tyre po infektojnë mbarë botën. Rreth 45% e aksioneve të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar janë të huaja.
Dhe një pjesë e 55% të pronave vendase do të jenë subjekte me vetekspozim financiar jashtë kufijve. Këto ekspozime direkte dhe indirekte transmetojnë ndikimin financiar të virusit si një infeksion fizik. Kjo është arsyeja pse ne kemi parë paralajmërime nga kompani që implikohen shumë drejtpërdrejt-siç është Apple, i cili prodhon iPhone në Kinë. Për shembull, aksionet amerikane ranë rreth 10% javën e kaluar.
Rrjetet sociale
Tipari tjetër i ekonomisë së re globale që eksporton “të këqijat” nga zonat më të prekura, janë rrjetet e reja që e përhapin atë, fjala bie se si një thashethem mund të trokasë mbi një bankë të shëndetshme.
Miliarda pjesëmarrës në mediat sociale ofrojnë rrugë për informacion dhe dezinformim në lidhje me virusin që të përhapet në të njëjtën mënyrë që përhapet virusi aktual. Kemi parë përpjekje nga udhëheqësit e Kinës dhe SHBA-së, të cilët janë përpjekur të shfrytëzojnë këto kanale informacioni për të qetësuar qytetarët.
Bankat qendrore në Japoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA u zotuan të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve financiare duke premtuar se do të lehtësojnë ndikimin ekonomik, duke bërë që tregjet e aksioneve të kthehen.
Pas rrëzimit financiar, bankat qendrore kanë në dispozicion disa mjete për të zbutur goditjet ekonomike. Normat e interesit janë afër dyshemesë së tyre, bilancet e bankës qendrore janë akoma të fryra nga lehtësimi sasior pas krizës, dhe nuk është e qartë nëse blerjet e mëtejshme të pasurive do të ishin efektive apo politikisht të mundshme.
Barra për t’iu përgjigjur efekteve makroekonomike të virusit do të bjerë kryesisht tek qeveritë, duke përdorur mjete taksash dhe shpenzimesh, jo në bankat qendrore. Politika pengoi reagimin e politikës fiskale ndaj krizës së vitit 2008 në SHBA, në zonën e euros dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të shpresojmë se politike nuk do të provojë të jetë sërish pengesë.
*Ish-profesor i ekonomisë në Universitetin e Birmingham, këshilltar në Fondacionin Resolution dhe Fathom Consulting. The Guardian. Përktheu Alessia Selimi