Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lorenc Vangjeli: Meta u ofrua si poli i munguar i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manifestimi i presidentit Ilir Meta mund të lexohet në disa mënyra me mesazhet që u dhanë për mazhorancën në pushtet, por dhe për opozitën. Në një intervistë për gazetën Fjala analisti i politikës, Lorenc Vangjeli, thotë se Edi Rama ka kuptuar se Metën për ta mundur duhet t’i ofrosh paqen ndërsa Basha kuptoi se ka vetëm një epërsi ndaj tij: pronësinë legale në PD.

Si mund ta lexojmë manifestimin e presidentit Meta, pjesëmarrjen e madhe dhe mesazhet që u dhanë aty?

Ka disa plane këndvështrimi që plotësojnë gjithë mozaikun e asaj çfarë e ka përgatitur dy marsin, që ndodhi në manifestim dhe që do të ndodhë në një të nesërme të së paku të mesme. Leksioni i parë i madh për të gjitha palët në lojën politike në vend është një: ka opozitarë, por opozita formale është në koma.

Ka pakënaqësi të madhe ndaj Ramës, por nuk ka një pol legal që ta përthithë këtë mllef, ka beteja të vogla e të panumërta që mund të fitojnë njëra pas tjetrës kundërshtarët e kryeministrit, por në këtë mënyrë sesi rrjedhin historitë meskine politike në vend, luftën ka më shumë shanse ta fitojë sërish Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta, përkundër skepticizmit të të gjithëve, ironisë me të cilën i përgjigjet maxhoranca nga njëra anë dhe dashurisë me pahir që i afron e djathta nga ana tjetër, mundi të rishpikë atë që e ka perfeksionuar me kalimin e viteve: vetveten! Ai dëshmoi si profesionisti diletantit se në demokraci nuk ka vakuum. Aq më tepër në opozitë, një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Ekuilibrat e prishura të shoqërisë shqiptare midis dy kampeve kryesore në vend, të djathtës dhe të majtës, të prishura në themel me idiotësinë groteske të djegies së mandateve dhe daljes së opozitës nga sistemi, tentojnë të rivendosen në mënyrë të natyrshme. Meta përfiton nga ky boshllëk dhe afrohet si poli i munguar apo i paplotë në rastin më të mirë për opozitën.

Gjithashtu përballë disfatistëve stinorë, qaramanëve profesionistë dhe tipave qesharakë të opozitës që siç thoshin dje se me Sali Berishën nuk ka zgjedhje, sot thonë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, Meta nënvizoi 15 marsin e reformës zgjedhore. Që do të thotë se e vetmja mënyrë për riekuilibrimin e vendit, kalon nëpërmjet zgjedhjeve. Edhe zgjedhjet më të këqija të mundshme në demokraci, janë shumë herë më të mira se mungesa e zgjedhjeve!

I talentuar nga natyra dhe i penalizuar nga jetëgjatësia e tij në politikë, Ilir Meta thjesht bën kontrastin mes profesionistit dhe amatorëve në zanat. Nuk ka më shumë se nja dhjetë vetë në Tiranë që e kuptojnë politikën që tashmë herë gajaset nën mustaqet e Il Ricordos dhe herë turfullon në arrogancën karagjoze të periferisë së Korçës, sa kohë që Doktori nuk ka as kohë, as nge dhe as durim t’u shpjegojë të tijve se politika është arti që e sjell edhe pakicën në pushtet kur ajo di të krijojë frymë, arrin të të frymëzojë dhe sillet sinqerisht në batakun e gënjeshtrave që popullojnë Tiranën.

Ilir Meta në gjitha çfarë tha dhe bëri në manifestimin e tij, u dëshmua edhe njëherë si politikani që lexohet më thjeshtë në Tiranë në gjithë kompleksitetin e tij. Kundërshtari i tij klasik Edi Rama duhet të kuptojë sesi përherë, për të mundur Ilir Metën më çdo kusht, duhet t’i afrojë me çdo kusht paqe. Sepse në luftë, Meta, edhe nëse mundet, mund ta helmojë rëndë triumfin e  fitimtarit.

Kundërshtari i tij i dytë, Lulzim Basha, që armiqësinë me presidentin e ka natyrale, por të fjetur si simptomat e koronavirusit, ka vetëm një epërsi ndaj tij: pronësinë legale në PD, pronësinë mbi markën apo patentën, nëse kuptohet përfundimisht se partitë shqiptare janë vërtet si marka tregtare apo patenta që regjistrohen në gjykatë. Sepse në garë jo gjithçka varet nga makina. Mister Bean-i me të gjitha gjasat do ta mundte në pistë Leëis Hamiltonin nëse do të shkëmbenin makinat.

Çfarë do të ndodhë pas 15 marsit? Te dy palët duken të vendosur për të qëndruar në pozicionet e tyre, a do vijojë mazhoranca me shkarkimin e Metës, a mund ta shpërndajë presidenti parlamentin?

Vitin e shkuar, mbas dy dekreteve të njëpasnjëshëm për të njëjtat palë zgjedhje, ato të 30 qershorit, iniciativa e socialistëve për shkarkimin e presidentit Meta, nuk zuri kënd në befasi. Nga vështrimi i parë, i cekët dhe i nxituar, nga ethet e brohorimës pro e kundër, të gjithë menduan se ky ishte basti përfundimtar mes dy njerëzve që i kishte bashkuar interesi dhe i kishte ndarë pushteti.

Lexo edhe :  Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri

Sa më shumë i vinin dhembjet e lindjes komisionit hetimor, sa më shumë tendoseshin muskujt majtas e djathtas për medemek betejë ligjore, sa më shumë shpejtoheshin ecejaket në Komisionin e Venecias, sa më shumë betoheshin dhe betohen për Kushtetutë, aq më shumë e tëra dukej një akt komik.

Nga dy protagonistët absolutë të këtij basti që nuk është as fillestar dhe as përfundimtar, i pari, Ilir Meta e dashuroi këtë mundësi të artë që i dha Edi Rama për një rikthim në tryezën nga e cila nuk ka ikur kurrë. Kurse i dyti, Edi Rama e adhuroi këtë lëvizje të shpikur po prej tij, si mundësinë e artë për të pasur një kënd në tryezën politikë që e kishte përmbysur me shkelma opozita.

Kryeministri është njeriu i fundit në Tiranë që është i interesuar të largohet Ilir Meta nga presidenca. Presidenti po i jep së paku fasadën e një shoqërie, që pavarësisht të gjithave, ka ende skeletin formal të institucioneve, që mban debat dhe ngjall debat duke devijuar vëmendjen një pjesë të mirë të kohës nga qeverisja e tij. Nëse duket ndonjëherë se e lëshojnë nervat dhe këput batuta të hidhura kundër tij apo lëshon njerëzit e tij që të bëjnë ironi antipresidenciale, Rama është i vetmi që qesh dhe thotë se loja vazhdon.

Dekretimi i shpërndarjes së Kuvendit, është një akt formal që mund të ndodhë. Jo plotësisht në formën që premtoi Meta, por me skena shumë më të ndryshme nga ato të së martës në bulevard dhe përballë parlamentit. Ndoshta me policë dhe gaz lotsjellës, nëse palët nuk kuptojnë se treni më shina në hava, nuk të çon askund.

Dekreti i mundshëm nuk ka asnjë vlerë juridike, por vetëm është aksion formal. Në fakt parlamenti ka rënë në dimensionin e tij moral, edhe pse është në kufi të legjitimitetit kushtetues. Përtej hipokrizisë reciproke, fotografia e sotme e kuvendit është një ekuilibër i ndryshëm dhe i thyer nga ai që qytetarët shqiptarë vendosën në 2017-ën.

Për të kuptuar atë, duhet krahasuar fraza kushtetuese, “Shqipëria është republikë parlamentare” dhe polifotoja aktuale e Kuvendit. Mund të jetë Shqipëria republikë e atyre që marrin rrogë si deputetë?

Opozita e Lulzim Bashës ishte e pranishme në protestë po shumëkush e pa këtë moment si eklipsim të të saj nga Meta, si e shikoni ju?

Lulzim Basha tha se ndodhej në manifestim, jo si kryetar i PD-së, por si qytetar. Dhe ky është keqkuptimi i madh i tij dhe gjithë të tjerëve. Lulzim Bashën e kanë votuar në krye të PD-së që të jetë një kryetar i qytetëruar i saj, por jo një nga qytetarët në bulevard.

Dikur në Tiranë, për sjellje të tilla që nuk kanë vijueshmëri dhe koherencë thuhej një shprehje që është vështirë të shkruhet: Ai as të shtrëngon, as të lëshon! Pavendosmëria, pishmani, vrapi mbas gurit të budallait, mungesa e sinqeritetit dhe e sakrificës dhe mbi të gjitha, shmangia nga rregullat normale të lojës, janë të gjitha së bashku, një gjë më e keqe se martesa me shkesi e zotit Basha me partinë e tij. Por për ironi të fatit, kjo martesë pa dashuri, për momentin, është më e mirë se divorci i tij me ish-partinë e Doktorit.

Po reagimin e ambasadës amerikane për flamurin a duhet ta lexojmë si distancim ndaj lëvizjes së Metës?

Ishte ndoshta goditja më e papritur dhe më e paparashikueshme që i zuri të gjithë në befasi. Në Tiranë i besojnë shumë traditës dhe në këto 30 vjet flamuri amerikan është një simbol që shihet si personifikim i vetë demokracisë dhe lirisë. Është traditë që ai flamur krenar të përdoret njëherazi nga palët në Tiranë, edhe kur marshojnë njëkohësisht kundër njëra-tjetrës.

Nëpërmjet reagimit të ambasadores Yuri Kim dhe sidomos thonjëzave në fjalën manifestim, që ngjan se u pat kujdes që të përcilleshin në publik gjithashtu si një mesazh, mund të merret dhe njëherë me mend një e vërtetë e pafjetur dhe e pakundërshtuar: së paku me segmente të caktuara të administratës së presidentit Trump, Presidenti Meta ka probleme.

A janë në formën e ajsbergut këto probleme të dukshme e të padukshme, do të ndikohen ato nga pushteti, siç ndodh me ngrohjen globale me akujt, kjo është një gjë që pritet të verifikohet më tej. Për momentin, është ende dimër.

Të fundit

Barazim dhe gola në sfidën mes Italisë dhe Belgjikës, Pellegrini “kryqëzon” Azzurrit

Barazim spektakolar 2-2 mes Italisë dhe Belgjikës. Axurrët e nisën frikshëm ndeshjen duke shënuar dy herë me Cambiasso dhe...

Nga “dhimbja” në “ekstazë”, Greqia shokon Anglinë në minutën e fundit të sfidës

Nations League zbriti në fushë këtë mesjavë, teksa nuk munguan rezultatet interesante. Pak buzëqeshje për Greqinë, pas ndarjes tragjike nga jeta të lojtarit George...

Gara presidenciale në SHBA/ Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur…

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza...

Humbi jetën në aksin Lushnjë-Berat, kush është i riu që u bllokua në autobot

I riu në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat. Autoboti i ngarkuar...

Kryeministri Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban

Paraditja e së premtes do ta gjej kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare në Hungari. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV