Botuesi Henri Çili ka folur edhe për pronat e blera ndaj biznesmenit Sait Fishta. Sipas tij, pronat janë blerë me vullnet të plotë për të zhvilluar shkolla vere.
Çili shton se lidhja miqësore me biznesmenin Fishta nuk ka lidhje me çështjen ‘Aliko’.
“Po kontakti me Fishtën është realizuar me një të afërm të një prej këtyre çështjeve, por pastaj bashkëpunimi devijoi në një plan tjetër që do të thotë si institucione mund të bashkëpunonin në mjediset e bashkëpunimit, është dhuruar mjedisi, është regjistruar në hipotekë, është paguar taksa, çfarë fshehje ka të dhurosh një pronë të ligjshme, nuk ka dëm as shoqëria nga kjo. Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko”, u shpreh Çili.
Pyetjet nga gazetarët:
I keni premtuar ju vëllezërve Aliko se do liroheshin nga burgu?
Çdo zyrë apo studio ligjore ka qëllim tu japë për aq sa besohet klientëve të tyre dënimin sipas ligjit më minimal të mundshëm apo pafajësinë, kjo është pyetje absurde, që jo, nuk e kam premtuar këtë gjë, kam premtuar vendim të drejtë gjyqësor, profesional, shoqëruar me shoqatë komunikimi, e do të ishte risi.
A jeni ju viktimë e një procesi politik?
Nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik. është shumë mirë që çështja ka ardhur në SPAK, ku të paktën do ta shohim, kemi tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe minimalisht kemi prokurorë ose gjykatës të vetuar. Jam i bindur për pafajësinë time dhe sistemi do ta konfirmojë këtë, sepse e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston. Kur një Gjykatë e Lartë nuk ekziston është absurde të mendohet ushtrimi i ndikimit tim. Është logjike të kërkohet përshpejtimi i çështjeve nga studiot ligjore. Por, unë nuk kam takuar askënd për asgjë. Unë do përpiqesha që ajo të ishte çështja e parë e Gjykatës së Lartë.
Ku bazohet dashakeqësia e akuzës për të ngritur akuza kaq të mëdha ndaj jush, që ju i hidhni poshtë?
Dy parime, ne dimë që drejtësia ka gabime të mëdha, deri te dënimet me vdekje. Pra, sistemi i gjithi mund të ndërtohet mbi një keqkuptim. Ju e dini tragjedinë e Shekspirit me shaminë e Desdemonës, cili është shkaku pres ta mësoj. Takimi me një zyrtar të drejtësisë nuk ekziston.
A do kërkoni dëmshpërblim?
Atë do të vlerësojnë avokatët, por unë dua të them që po shkaktohet një dëm shumë i madh i shoqërisë shqiptare pasi dëmet paguhen nga buxheti i shtetit për shkak të spektakle dhe absurditete të kësaj natyre.