Bota në pandemi/ Pse në Shqipëri nuk ka koronavirus?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana zyrtare ka konfirmuar se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me qytetarë të prekur nga koronavirusi. Çudia e drejtorit të OBSH-së Raul Gonzales se përse vendi ynë është jashtë “rrezes” së sëmundjes që ka alarmuar mbarë botën dhe po merr jetë njerëzish.

“Covid-19” nuk ka mbërritur ende në Shqipëri. Të paktën deri tani nuk raportohet asnjë rast të prekur nga koronavirus. Në mbledhjen e sotme të task-forcës për masat kundër koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi edhe një herë që nuk ka raste të koronavirusit në vendin tonë.

Edhe tre rastet e dyshuara dje me koronavirus në Vlorë kanë rezultuar negative, duke e çuar kështu në 42 numrin e testimeve për rastet e dyshuara. Lajmi u konfirmua nga Kujtim Llapi drejtor i shërbimit shëndetësor parësor për Qarkun e Vlorës.

Ndër të tjera Manastirliu tha se pas urdhrit për përforcimin e higjienës në shkolla, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kërkuar nga bashkitë dhe Shërbimi i Aviacionit Civil të rrisin edhe më shumë masat higjieno-sanitare.

Në mbledhjen e task-forcës ishte i pranishëm edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, RaulGonzales i cili vlerësoi transparencën e qeverisë shqiptare. Për sa i përket pyetjes se pse nuk ka raste në Shqipëri, ai tha se duhet të besojmë institucionet dhe të shmangim dezinformimin që është i dëmshëm për ekonominë dhe shoqërinë.

“Sigurisht ka shumë për të bërë. Sapo jam kthyer nga Spanja dhe ne kemi raste të personave të infektuar me Covid-19. Pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne jemi ende duke e mësuar. Kjo është diçka e re për ne. Personat që u zbuluan në Spanjë nuk kishin pasur fare kontakt me vendet ku incidenca është më e shpeshtë,” – u shpreh ai.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj tha se deri më tani janë skeduar rreth 694 persona për skedën korona, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë rast pozitiv fatmirësisht.

Ndërsa NajadaÇomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, u shpreh në raportimin e task-forcës se në spitalin që ajo drejton, nuk ka asnjë rast të rëndë qoftë me grip, qoftë për rastet e dyshuar për Covid-19.

“Covid-19” futet në institucionet e BE

Dy zyrtarë në Bruksel kanë rezultuar të infektuar me koronavirus dhe ende nuk dihet nëse ka të tjerë persona të prekur brenda institucioneve. Zyrtari i infektuar me “Covid-19” punonte për Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes në kryeqytetin belg dhe sapo ishte kthyer nga një mision në Itali, ndërsa zyrtari tjetër është pjesë e Këshilli të Bashkimit Evropian. Nisur nga kjo, janë pezulluar deri më 13 mars takimet e parashikuara aty me qëllim shmangien e kontakteve.

Lexo edhe :  Lamtumira e fundit për Jorgo Papingjin! Flasin këngëtarët Frederik Ndoci dhe Elton Deda

Italia, mbyll shkollat

Qeveria italiane po konsideron mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në territorin e vendit, deri në mesin e muajit mars, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Mbi 2200 persona rezultojnë të prekur nga koronavirusi në Itali, 1 mijë prej të cilëve në izolim shtëpiak, me simptoma të lehta.

Janë 160 persona të shëruar, 11 më shumë se një ditë më parë, ndërsa viktimat janë 79. Sipas të dhënave të mbrojtjes civile, shumica e rasteve janë në Lombardi, EmiliaRomanja dhe Veneto. Italianëve u është kërkuar të ndryshojnë stilin e jetesës të paktën për 30 ditë.

Nuk do të ketë shtrëngime duarsh, përqafime, apo grumbullime publike përfshirë ato sportive. Ndeshjet e futbollit mund të zhvillohen vetëm me dyer të mbyllura. Qeveria synon, gjithashtu, të fuqizojë sistemin shëndetësor me një rritje prej 50 përqind të shtretërve në terapi intensive, ku po ndihet edhe më shumë emergjenca e koronavirusit.

Greqia, nëntë të infektuar

Ka shkuar në nëntë numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se është konfirmuar sot rasti i nëntë, në Patra. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar grek, i cili kishte shkuar në një ekskursion në Izrael dhe Egjipt, ndërsa tashmë është izoluar në një spital grek.

66-vjeçari ishte shtruar në spital pasditen e së hënës me probleme frymëmarrjeje, ndërsa mjekët kanë dhënë alarmin, pasi kanë konfirmuar se ai ishte prekur nga virusi vdekjeprurës. Ndërkohë, po sot paradite është konfirmuar një tjetër rast i prekur me koronavirus. Mediet raportuan se ishte infektuar bashkëshorti i një mësueseje, e cila ishte infektuar më herët, pasi ishte shoqe me 38-vjeçaren greke, që ishte personi i parë i konstatuar me koronavirus në Greqi.

NewYork, rasti i tretë

Një student nga YeshivaUniversity e NewYork ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për rastin e tretë të infektuar në BigApple. Dy rastet e tjera i takojnë një infermiereje 50 vjeçare, e kthyer së fundmi nga një udhëtim në Iran dhe një avokat, 50 vjeç, që punon në një studio ligjore në Manhattan.

Të fundit

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës...

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

Lajme të tjera

Web TV