Detajet e tmerrshme/I dashuri e kërcënonte me video intime, e përdhunon me shokët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dhe shumë të rënda kanë dalë mbi ngjarjen e ndodhur në Përmet ku u përdhunua një 19-vjeçare.

Sipas detajeve që kanë dalë për këtë ngjarje, i dashuri i 19-vjeçares e shantazhonte atë me video intime për ta detyruar që të kryente seks me të, ndërsa më pas e ka përdhunuar bashkë me shokët.

Policia ka ndaluar 6 adoleshentë në orët e fundit në një operacionin për kapjen e këtyre shtetasve që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajza të rritura.

Operacioni i policisë ka ndodhur në Përmet dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar. Urdhërndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit. Dy nga djemtë akuzohen për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual, shkruan Panorama.

Gjithashtu mësohet se të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë. Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar. Ata janë gjimnazistë në Përmet.

I dashuri i vajzës së abuzuar është i moshës 18 vjeç dhe prej kohësh e kërcënonte me një video intime e më pas me shokët e tij e përdhunoi. Ndërsa abuzimi seksual nga dy djemtë me vajzën ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Të fundit

Amerika e përshkruar në Luftën Civile nuk është gjysma aq alarmante sa ajo reale

Me Donald Trump dhe trazirat në Capitol Hill në gjykatë, atmosfera e stuhishme apolitike e kësaj distopie ndihet si...

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të...

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit të 2013-ës e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Lajme të tjera

Web TV