Plas sërish në shkollën e Fierit/Çohet në spital një vajzë, prindërit: Na nxirrni fëmijët-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla ‘Janaq Kilica’ është përfshirë sërish nga kaosi teksa një nxënëse merret me ambulancë. Vajza është ndjerë keq dhe është dërguar në spitalin e Fierit.

Nga ana e tyre prindërit janë traumatizuar duke kërkuar që fëmijët të dalin nga shkolla pas asaj që ka ndodhur dy herët e fundit me helmimin e 60 nxënësve të këtij gjimnazi.Para dyerve të këtij gjimnazi kanë mbërritur dy ambulanca si dhe familjarët e tyre pasi menduan se mund të ndodhte ndonjë ngjarje si ajo e ditës së mërkurë.

Gjithsesi rasti i vajzës nuk ishte helmim, por i kishte rënë të fikët për shkaqe të tjera ende të panjohura.

Nga ana e tyre prindërit kanë kërkuar që të nxirren jashtë të gjithë nxënësit pasi i frikësohen një helmimi tjetër. Ata kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda në shkollë duke kërkuar të dalin të gjithë nxënësit nga mësimi dhe dëgjohen teksa ulërinin.

Në videon më poshtë, mund të shihet momenti kur drejtoresha e Zyrës Arsimore në Fier, Yllka Beci është shprehur se vajzës që i kishte rënë të fikët është shtatzënë.

Të fundit

“Si në filma”, kamarieri robot në restorantet e Kubës tërheq vëmendjen (VIDEO)

Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film. Edhe pse Kuba...

Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që...

VIDEO/ Gafa e Berishës në Dibër, ngatërron Rrugën e Kombit me atë të Arbrit

Ditari më interesant i kësaj fushates, duket se do të jetë koleksioni me kumbulat e Sali Berishës, i cili po mundohet të sfidojë një...

‘Kujdes dërrasat.. e tavanit’/ Rama ironizon Berishën pas momentit epik me tregtarin

Momenti pikant gjatë turit elektoral në tregun artizanal të Krujës ditën e djeshme, e ka kthyer kryetarin e PD-së, Sali Berisha në një meme...

Investim për turizëm malor/ 10 vite pa taksa, ja kush përfiton

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar...

Lajme të tjera

Web TV