VIDEO/ Mourinho mbron lojtarin që u ngjit te tifozët në stadium për vëllanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij Eric Dier, pas një incidenti që ka ndodhur në përfundim të ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Nowich City.

Ky takim që ishte i vlefshëm për FA Cup, u humb nga skuadra e Mourinhos pas gjuajtjes me penallti, megjithatë vëmendje të veçantë mori një ngjarje në përfundim të takimit.

Eric Dier u ngjit në shkallët e stadiumit për t’u përballur me një tifoz që i kishte ofenduar familjen dhe ishte duke u zënë më vëllanë e tij më të vogël.

“Mendoj se ajo që bëri Dier ishte joprofesionale, por në të tilla rrethana kushdo do të kishte vepruar njësoj. Çdonjëri nga ne do të vepronte në atë mënyrë. Ne jemi profesionistë dhe duhet të kemi kujdes, gjithsesi dua ta përsëris që jam me lojtarin dhe e kuptoj sjelljen e tij. E di se sjellja e Erikut erdhi sepse ata i rrethuan vëllanë dhe nuk i pëlqeu kjo gjë,”-u shpreh portugezi Mourinho raporton “The Guardian”./Fjala.al/

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV