E kuron apo e përhap sëmundjen amnistia fiskale?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

“Çfarë mendoni për amnistinë fiskale?”, – është pyetja më e zakonshme që dëgjon në ambiente ku ky instrument i politikës nuk është një kulturë e përhapur.

Megjithatë, kemi kaluar disa përvoja, që qeveritë tashmë e kanë përdorur këtë instrument fiskal. Amnistia fiskale (në fakt, falje apo shuarje detyrimesh) nuk është më e pazakontë në Shqipëri. Ajo pjesë që mungon është debati i sinqertë me publikun dhe taksapaguesit e rregullt.

Amnistia fiskale mund të krahasohet me një ndërhyrje kirurgjikale dhe duhet të vlerësohet duke përdorur kritere të ngjashme. Amnistia fiskale ashtu si kirurgjia nuk mund të jetë kurrë e lehtë ose pa rrezik, por ende mund të mbetet zgjedhja e vetme dhe e pashmangshme në periudha të caktuara të historisë fiskale.

Operimi pa lënë shenja të dukshme pas zbatimit të saj është çelësi që provon suksesin e një amnistie fiskale. A është larguar rreziku i pjesës që ka dëmtuar shëndetin fiskal dhe a ja ka vlejtur gjithë ky operacion për të mos dëmtuar sjelljen në pajtueshmëri me ligjin të tatimpaguesve që mund të cenohen nga amnistia fiskale?

A ka besim pacienti te kirurgu?

Periudha postoperacion është kritike.

A mundet monitorimi i përshtatshëm, vlerësimi dhe trajtimi për të ndjekur operacionin sigurimin e rikthimit të suksesshëm të shëndetit fiskal?

Në këto nisma është thelbësore kryerja e prognozave afatgjatë dhe përfshirja e instrumenteve të parandalimit. Kjo mënyrë kurimi vlen për të ditur me saktësi rrënjët e sëmundjes fiskale dhe në funksion të shmangies së nevojës për një tjetër proces të dhimbshëm në të ardhmen.

Në fund të fundit një nga objektivat që duhet të përmbushë një amnisti fiskale është e lidhur ngushtësisht me nxitjen e një sjellje të shëndetshme nga tatimpaguesit e parregullt dhe gjetja e mënyrës adekuate për të përmirësuar stimujt fiskalë për ta.

Në situatën e ekzistencës së tej zgjatur të një ekonomie të madhe joformale, të një eksperience të kufizuar të zbatimit të ligjit dhe të një tolerance publike në vazhdimësi për të operuar në mënyrë joformale, amnistia fiskale mund të jetë një hap katalizator drejt një zgjidhjeje.

Në rastin e vendit tonë, kur kjo është bërë mbi një herë dhe është zbatuar jo mirë dhe e pambështetur nga masa të tjera për të ofruar një paketë efektive, atëherë risku i amnistisë aktuale është shumë i madh, pa filluar ende nga zbatimi i saj.

Pra, fokusi me të drejtë duhet të jetë i mirë përqendruar se si duhet të bëhet për të zvogëluar dhe eventualisht eliminuar vazhdimin e aktiviteteve informale, evazionin fiskal dhe forma të tjera të mos përmbushjes vullnetare të detyrimeve ligjore.

Në këtë kontekst dhe mjedis fiskal, tri çështje kryesore do të ishin ato që do të përcaktonin rezultatin. Së pari, transparenca e plotë dhe besueshmëria në dhënien e amnistisë dhe zbatimin përjashtimeve për përfituesit e procesit do të jetë një çështje më se kritike, duke përfshirë rishikimin dhe zbatimin nga një grup i pavarur. Ky i fundit nuk është i njëjtë si të pasurit e një numër të barabartë të anëtarëve në një grup pune apo grup negocimesh.

Së dyti, veprimet ndaj atyre që nuk do të vijnë të pastër gjatë periudhës së amnistisë do të jetë po ashtu pjesë kritike. Duhet të ketë angazhim dhe kapacitet të duhur për të demonstruar dhe për të dërguar një mesazh të qartë se mos respektimi i kuadrit ligjor nuk është i pranueshëm.

Por edhe mesazhi do të jepej me zë të lartë dhe të fortë, përvoja na tregon se ai do të respektohet vetëm nëse veprimet shikohen nga publiku si të drejta, të paanshme, të ligjshme dhe jo-preferenciale për të gjithë shkelësit e ligjit.

Lexo edhe :  Berat/ Sherr në piceri, 3 të mitur dhunojnë brutalisht kamarierin 17-vjeçar

Veprimi duhet të jetë i shpejtë pasi vonesa do të kontribuojë në shfaqjen e rrezikut moral që ka shoqëruar amnistitë e kaluara duke sjellë në procesin e zbatimit rishfaqjen e të njëjtave praktika të vjetra informale.

Ana tjetër e medaljes është se ata që kanë të drejtë dhe do të kërkojnë të përfshihen për t’u amnistuar duhet të ndjehen të sigurt në kompaktësinë e kritereve që ata janë duke rënë dakord.

Menaxhimi i rrezikut moral, që është një nocion që shoqëron psikologjinë e profilit të tatimpaguesit, që është thirrur për tu amnistuar është në një betejë që ende nuk e ka të fituar.

Tatimpaguesi që mund të dojë të amnistohet është mësuar që të punojë duke injoruar ligjet dhe detyrimet ndaj buxhetit dhe ai duhet të marrë mesazh të qartë se është më e dobishme dhe me pak gjasa të mos dënohet dhe në fund do të jetë i falur nëse përfiton dhe kupton që nuk do ta ketë një shans të dytë të tillë.

Kësaj çështje duhet t’i jepet vëmendje e plotë nga strategjistët e fushatës së amnistisë, pasi është injoruar në të gjitha amnistitë që janë shpallur në Shqipëri. Pas miratimit të ligjit, asnjëherë nuk e kanë përdorur këtë proces për të promovuar pikërisht të veçantat që vijnë vetëm një herë nga amnistia dhe e kanë trajtuar si një proces rutinë pastrimi të regjistrave të borxheve, kur në fakt ky veprim është pritshmëria dhe jo qëllimi i amnistisë fiskale.

Por, pse është kaq delikat trajtimi me kujdes i këtij momenti në zbatimin e amnistisë?

Disa taksapagues, në rastet e kaluara të amnistive, përmendnin me keqardhje se ndiheshin si budallenj që kishin paguar detyrimet dhe faturat e energjisë dhe të ujit, pasi duhet të kishin pritur që të përfitonin nga amnistia, si gjithë ata që kishin raporte të parregullta me detyrimet e tyre dhe në abuzim të ligjit.

Ndjenja të tilla për politikën duhet të mbahen “vath në vesh” dhe nuk duhet të injorohen.

Së treti, lidhur me çështjen më të rëndësishme dhe afatgjatë është që të bëjë rastet e reja të sjelljes që janë amnistuar që ta kenë të pamundur në çdo shkallë apo mënyrë të pamundur që të kthehen përsëri në objekt të faljes nga një amnisti e ardhme. Për të arritur këtë standard nuk do të jetë e mjaftueshme që të mbështeten thjesht dhe vetëm te monitorimi, zbatimi dhe masat ndëshkuese, pavarësisht rëndësisë që ato kanë.

Ekziston një nevojë për partneritet të fortë publik-privat në edukimin e një sistemi ekonomik, në të cilën njerëzit dhe bizneset njohin se sjellja e përgjegjshme u jep përfitime ekonomike.

Si, për shembull, aftësia për të marrë një kredi për aktivitetin tregtar apo për një shtëpi të re më shpejtë dhe më lirë. Apo një mundësi për të hapur një linjë krediti duke përfituar metoda më të përshtatshme të pagesës.

Ose përfitimi i statusit të klientit preferencial që mund të jepet nga një bankë, apo një tjetër ofrues shërbimesh, ose një mori privilegjesh të tjera. Ndërsa kjo është kryesisht në vullnetin e sektorit privat, qeveria së bashku me institucionet e shoqërisë civile, mund të luajë një rol lehtësues.

Promovimi i mekanizmave të tilla, si historia e kreditit që dallon dhe shpërblen sjelljen e përgjegjshme të kompanive dhe konsumatorëve do të ndihmojë në arritjen e objektivit përfundimtar: një kulturë biznesi në të cilën përgjegjësia financiare dhe pajtueshmëria me ligjin janë në interesin privat të tatimpaguesit dhe janë gjërat më me mend për tu bërë. /Altax

Të fundit

Keni bërë plane për këtë fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave...

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Lajme të tjera

Web TV