Sherr mes disa personave në kryeqytet, dy në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryeqytet, paraditen e sotme, ka ndodhur një sherr mes disa personave. Një konflikt i çastit ka ndodhur mes disa personave në “Misto Mame.

Një 51-vjeçar, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohet një shtetas, tjetri shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:

  1. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Të fundit

Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit! Ja akset e pakalueshme

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës, të shoqëruara edhe me erë të fortë, në tre ditët e fundit...

Rrëshqitje masive dheu në aksin Përmet-Tepelenë,makinat kanë ngelur në radhë të bllokuara

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë. Kjo gjë ka shkaktuar një bllokim të rrugës,...

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë/ “E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha

Fatmir Zanaj Opinioni publik është njohur disi me librin e Aredin Shytit “Përballë së keqes”, publikuar nga botimet “Naimi”. Çdo mjedisi kulturor të vendit tonë...

A mund të ndalojë Elon Musk mbylljen e TikTok në SHBA?

Zyrtarët kinezë raportohet se po konsiderojnë shitjen e TikTok në SHBA te miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, nëse aplikacioni i...

Shpërndanin kanabis në doza, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Kamëz

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme. Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25...

Lajme të tjera

Web TV