Sot ishte parashikuar të zhvillohej tryeza për reformën zgjedhore, por ajo është shtyrë për ditën e hënë.
Takimi u shty me kërkesa të Partisë Demokratike dhe do të zhvillohet të hënën në orën 10:00 me të njëjtin rend dite, diskutimin mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.
Deri të hënën pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saja për çështjen e administratës zgjedhore.