Video/ Pamje nga vendet më të vizituara në botë para dhe pas koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse 100,000 njerëz në botë janë infektuar me koronavirusin e ri dhe kjo i ka detyruar ata të ndërmarrin masa parandaluese. Në qytetin Wuhan , ku Covid-19 kaloi nga një kafshë te njerëzit, u urdhërua një karantinë ekstreme. Frika nga infektimi është rritur dhe turmat e mëdha të njerëzve, si dhe qarkullimi i zakonshëm, janë zvogëluar shumë. Diçka që tashmë vihet re edhe nga fotot e shkrepura nga satelitët në hapësir .

Maxar Technologies , një kompani e teknologjisë hapësinore me bazë në Kolorado, ka bërë fotografuar për të parë se si është para dhe pas kur koronavirusi mbërriti në Kinë, Japoni, Iran dhe Arabinë Saudite. Ata kanë krahasuar fotografi të vendeve që zakonisht janë shumë të mbushura dhe ndryshimi është më se i dukshëm.

Aty ku më parë kishte një ngutje të njerëzve, e cila nga pamjet satelitore dukej si një ‘grumbullim i milingonave’, tani duket si një shkretëtirë, kjo për shkak të mbylljes së hapësirave publike si masë parandaluese edhe sepse ka nga ata që preferojnë të shmangin rreziqet. Gjithashtu e dukshme është ndryshimi në disa rrugë që janë zakonisht me trafik të rënduar dhe tani vështirë se qarkullonë ndonjë automjet.

Një nga pamjet më tronditëse që Maxar ka kapur është ajo e Xhamisë së Madhe në Mekë (Arabi Saudite). Fotografia e mësipërme është shkrepur më 14 shkurt të këtij viti, përpara se vendi të vendoste të mbrohej kundër koronavirusit dhe të pezullonte hyrjen e haxhilerëve në Mekë , ndërsa pamja më poshtë është shkrepur të martën e kaluar. Në Arabinë Saudite sot ka vetëm pesë persona të infektuar me Covid-19, por autoritetet saudite duan të shmangin shpërthimet si ato në Itali ose Iran me çdo kusht.

Lexo edhe :  Tragjike/ Autobusi me futbollistë bie nga ura, 4 viktima dhe 29 të plagosur (VIDEO)

Pikërisht nga Irani ka një krahasim tjetër të atyre që bëjnë përshtypje. Faltorja e Fatima Masumeh në Qom, e konsideruar nga myslimanët si qyteti i dytë më i shenjtë në vend pas Mashhad, vihet re se është zvogëluar ndjeshëm fluksi i njerëzve këtë javë në krahasim me disa muaj më parë. Rrugët dhe oborret përreth shenjtërores janë plotësisht të zbrazëta.

Wuhan , epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, trafiku ishte aq i dendur çdo ditë, sa mund të vihet re nga imazhet satelitore të Maxar , ndërsa makinat që shiheshin në pamjet e marra më 25 shkurt njerëzit numërohen me gishta. Qyteti mbetet praktikisht i izoluar nga bota e jashtme që nga 23 janari.

Sheshi Tiananmen i Pekinit këto ditë është praktikisht i shkretë në krahasim me mënyrën sesi ishte vetëm disa javë më parë. Turistët dhe vendasit shmangin kalimin nëpër vende të ngjeshura.

Fluksi i pasagjerëve që kalojnë nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Teheranit gjithashtu ka rënë për shkak të koronavirusit .

Parku Disneyland në Tokio , i treti më i vizituari në botë, është mbyllur që nga 29 shkurt për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Më 15 mars mund të rihapen dyert e tij, por gjithçka do të varet nga njoftimi që do të vijnë nga autoritetet shëndetësore japoneze./Fjala.al


Të fundit

Politikanët akrep të kenë kujdes/ Do t’i ndodhë diçka me ligjin në shkurt

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë këtë të mërkurë parashikimin e yjeve për muajin shkurt. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”,...

EMRAT/ Me pistoletë dhe kokainë në makinë, prangosen dy persona në Tiranë

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion...

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023/ Ku renditet Shqipëria

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më...

Pse për numerologët dita e nesërme është kaq fatsjellëse, ja çfarë duhet të bëni

Që nga 22 janari, të gjithë planetët po lëvizin drejtpërdrejt (pra, asnjëri prej tyre nuk është në prapavijër), dhe me hyrjen në muajin shkurt,...

Telenovela e merkatos, Chelsea i nis dokumente të gabuara PSG-s për transferimin Ziyech

“Telenovela” e lidhur me kalimin e Hakim Ziyech në Paris Saint-Germain është pasuruar me një kapitull të ri. Siç raportojnë mediet britanike duket se ka...

Lajme të tjera

Web TV