I Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, pasi ky i fundit në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiç, është ndarja e Kosovës.
Sipas tij, qëllimi i këtij takimi ishte që të arrihet në një marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është e njëjta marrëveshje për të cilën kishin rënë dakord gjatë mandatit të Mogherinit
Sipas Joseph, kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve dhe se në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse ‘nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova.’
Por, Grenell i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph. Ai thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës. Ndër të tjera Grenell thotë se Joseph po tregohet i pamatur me të tilla deklarata.