Kërcet pistoleta në Greqi/ Qëllohet me armë pas shpine shqiptari (Foto-Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në zonën Paleo Faliro të Greqisë. Pasi kanë qëlluar mbi shqiptarin autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, shqiptari ishte përfshirë në një përleshje me katër persona të tjerë. Përleshja ka nisur në një dyqan dhe vazhdoi më pas në rrugë.

Gjatë përleshjes njëri nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit duke e lënë të plagosur atë.

Autorët më pas i hipën një makine dhe u zhdukën me shpejtësi.

Sipas mediave greke ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së shqiptarit, por dyshimet e para çojnë tek larja e hesapeve apo përplasja për pazaret e drogës.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij atentati. Ndërsa grupe të tjera policore u janë vënë nga pas për të ndaluar dhe kapur atentatorët.

Të fundit

Ekzekutuan babain, psikologia zbardh shkaqet: Kjo ka ardhur si rezultat i dhunës

Psikologia Manolita Hida thotë se vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga fëmijët e tij, është kryer pasi ai ka...

Angelina Jolie bëhet bionde dhe duket yll

Duket se aktorja e njohur e ka gati formulën e kapërcimit të stinëve nga dimri i ftohtë në pranverën e ngrohtë, përmes një ndryshimi...

Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump

Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët, ndërsa zoti Trump ndeshet edhe...

Vrau babanë në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, Hysen Meta pranon krimin

Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe...

Të mundësh Ramën me bedelët e Metës!

Nga Dritan Hila Të ndodhur në një krizë ideore dhe morale dhe me probleme të mëdhaja personalitetesh në partinë e tij, Ilir Meta ka dalë...

Lajme të tjera

Web TV