Një incident i rëndë ka ndodhur mes rojeve bregdetare turke dhe atyre greke, teksa turqit iu vihen nga pas grekëve.
Në një video të publikuar nga Garda Bregdetare Helenike tregohen pamjet kur anija greke ndiqet dhe sulmohet nga rojet bregdetare turke.
Në video duket se si anija turke manovron shumë afër varkës grekes me një shpejtësi të jashtëzakonshme duke i vendosur në rrezik.
Incidenti vjen në një kohë kur midis dy vendeve tensionet kanë arritur kulmin si pasojë e hapjes së kufirit nga ane Turqisë për emigrantët sirianë për t’i dërguar ata drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.