test

Rama i vendosur: 4000 familje do marrin shtëpi falas, Shijaku do rindërtohet nga e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama tha se 4000 familje do të marrin shtëpinë e tyre, falas dhe do të gëzojnë vitin e ri në banesat e tyre të reja.

Deklarata e Ramës u bë në një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbledhjes së 1.15 miliardë euro fonde në Konferencën e Brukselit.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se qyteti i Shijakut, për Ramën do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi falë rindërtimit.

‘Ata qe kanë humbur banesën individuale në zona rurale apo periferike do e kalojnë vitin e ri 2020-2021 nën çatinë e re dhe të bëjnë gëzuar në shtëpinë e re, ky është objektivi ynë. besojmë se 4000 familje padiskutim do të jenë me shtëpi të re.

Pastaj është pjesë tjetër e vogël që mbase mund të mbetet për një periudhë një mujore më gjatë, për apartamentet duhet pak më shumë kohë dhe pak më shumë durim, pasi këtu nuk bëhet fjalë për të rindërtuar më si më para.

Këto shtëpi janë falas dhe nuk do të paguan asnjë qindarkë. Çdo ëndërr që shesh me sy hapur po pate vullnetin për ti shuar nga pas do realizohet. Kështu thonin për Belshin kur thosha që do bëhet një qytet turistik, por dhe Shijaku do kthehet në një preferencë për  turistët.

Rindërtimi është një platformë edhe e zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët, qytetin por dhe vendin, pasi një shumë e madhe kapitali do hyjë në buxhet dhe ekonominë e vendit. Kjo fal mbështetjes që na dhanë në Konferencën e Donatorëve.’ tha Rama

Të fundit

Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

Greqia po përgatitet për atë që pritet të jetë një sezon i gjatë zjarresh i nxitur nga një qershor...

Luftë për vendin e parë në grupin B, formacionet zyrtare të supersfidës Spanjë-Itali

Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin është pjesë edhe Shqipëria. Ndërsa jemi...

Ambasadori: Kam farkëtuar marrëdhënien më të fortë mes MB dhe Shqipërisë

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh se gjatë 3 viteve të qëndrimit të tij si diplomat i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri...

Prej kohësh vuante nga sëmundja, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën...

Anglia zhgënjen në Frankfurt, barazim me gola ndaj Danimarkës

Anglia barazoi 1-1 me Danimarkën në Frankfurt, në përballjen e vlefshme për Europianin.  “3 luanët” realizuan të parët me Harry Kane, në minutën e...

Lajme të tjera

Web TV