Detaje për dy të prekurit nga koronavirusi, MSH: Në gjendje të stabilizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna të reja mbi gjendjen e dy pacientëve, babë e bir të prekur nga koronavirusi. Dy rastet e para, pozitivë ndaj COVID-19  në Shqipëri u konfirmuan mesnatën e djeshme.

Mësohet gjithashtu se ata kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Sipas MSH-së, gjendja e dy të prekurve babë e bir, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione. Të dy po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Të fundit

Dështon për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e...

Java Botërore e Vaksinimit/ Mjekja: Vaksinohuni duke besuar, ato shpëtojnë jetë njerëzish

Nga 24-30 prill shënohet Java Botërore e Imunizimit, e cila si çdo vit zhvillohet me qëllim për promovimin e vaksinimit dhe rëndësinq që ka. Përmes...

Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Dash Shehi thirrje administratës amerikane

Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim i bën thirrje administratës amerikane për ndalimin e  lobimeve në vendet e varfëra dhe të vogla sikurse...

Mashtrimi me Call Center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive...

Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka...

Lajme të tjera

Web TV