Ishin në Itali/Djali sjell të fejuarën te Infektivi, dyshohej për koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë dhe një vajzë janë intervistuar në emisionin Open të Eni Vasilit duke thënë se vinin nga Skrapari pasi  vajza dyshohej se ishte me koronavirus.

I fejuari i saj u shpreh para kamerave se drejtoresha e Spitalit të Skraparit u kishte vënë në dispozicion ambulancën por ata nuk kishin pranuar dhe ishin nisur me makinën e tyre.

Të rinjtë kanë qëndruar për disa minuta në ambientet e jashtme që dikush nga stafi t’i thërriste brenda për t’ju bërë analizat.

Erdha para 30 minutash. Më dërgoi drejtoresha e spitalit. E fejuara kishte temperaturë dhe dyshojnë për korona. Kemi ardhur nga Italia javën e kaluar, nga Rimini. Qëndruam një javë këtu në Tiranë, dje ikëm në Skrapar dhe sot në mëngjes shkuam në spital për temperaturë dhe na nisën këtu. Më thanë për ambulancë po nuk doja se s’është emergjente. Erdha me makinën time. Tani po presim të na marrin analizat. Ne jemi në rregull, me të dalë nga këtu do dalim të festojmë”, ka thënë i fejuari për Top Channel i vajzës që dyshohet se ka koronavirus.

Nga ana e saj vetë vajza e cila dyshohet për koronavirus dhe Spitali i Skraparit e dërgoi drejt Infektivit u shpreh se ka temperaturë por jo bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Kam temperaturë 38.5 gradë, 39, por tani më është ulur pak. Më ka shkuar në 38. Nuk kam probleme me frymëmarrjen”, u shpreh vajza. Ajo që e bën më absurd rastin është se i fejuari i cili shoqëronte partneren mbante maskë në fytyrë, kurse e dyshuara për koronavirus nuk kishte maskë.

Të fundit

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. ne perditesim…

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV