Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, infektohen babë e bir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Pacientët  janë babë e bir dhe kanë udhëtuar nga Firence drejt Tiranës.

Nga të dhënat e para mësohet se pacientët  janë të moshës 54 vjeç dhe 28 vjeç të cilët kanë qëndruar disa ditë në Firence. Ata kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinën e tyre personale.

Menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve ata lajmëruan urgjencën kombëtare ku u morën mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin Infektiv në QSUT.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy pacientët.

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e prekura dhe ndjejnë  simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në numrin 127 dhe mjekët do iu përgjigjen çdo rasti.

 

Të fundit

Disiplina e re që transformon fosilet në robotë për të studiuar evolucionin e tyre

Një organizëm i lashtë fosile detare, i cili daton 450 milionë vjet më parë, është kthyer në jetë në...

Sot seanca në GJKKO për betimin e Fredi Belerit,e pranishme dhe ambasadorja greke

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot seanca për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili kërkon...

Komisioni i Displinës/ Ndalohet hyrja e 14 tifozëve në stadiume pas dhunës në derbi

Pas akteve të dhunës që shoqëruan derbin Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka...

Përveç dietave dhe aktivitetit fizik, këto ushqime ju ndihmojnë në djegien e dhjamit

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji. Mirëpo...

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën: Ja çdo bëjë ai në janar

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë Romeo Veshaj në këtë sezon...

Lajme të tjera

Web TV