Koronavirusi/ Basha, mjekëve: Keni në dorë jetën e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati, Lulzim Basha, iu drejtua me një mesazh të gjithë mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që të kërkojnë gjithçka iu duhet për të përballuar situatën me koronavirus, ku tashmë janë konfirmuar dy raste edhe në Shqipëri.

Basha tha se qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa mjekët janë ata që mbeten dhe që kanë në dorë jetën e qytetarëve.

Duke iu uruar shërim të shpejtë të prekurve, drejtohem me këtë mesazh: të dashur mjek e infermierë, sytë e veshët janë drejtuar te ju. Sot jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat që sugjeroni. Mos ngurroni të kërkoni çfarë iu nevojitet për të përmbushur misionin tuaj.

Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, keni në dorë jetën e qytetarëve. Kemi një nga stafet më të mira, sot duhet t’iu japim mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë. Sa më shumë të flisni ju sot, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Sot duhet të jemi të përgjegjshëm për çdo veprim.

Shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afërmit për një periudhë dy javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi me të moshuarit. Sa më të kujdesshëm të jemi sot, aq më lehtë do të kalojë kjo situatë. Ne do ndjekim hap pas hapi situatën. Ekspertët tanë do të jenë në gatishmëri. Grupi i punës i ngritur në PD do të bëjë gjithçka për të monitoruar këtë situatë”, tha Basha në një dalje për media.

Të fundit

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa...

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se kandidimi i Fredi Belerit si...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV