“Mezi pres të vijë koronavirusi”/Reagon ekspertja e ISHSH: E thashë për shkak…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja në Inspektoratin Shëndetësor Shtetëror, Areti Beruka ka sqaruar deklaratën e bujshme që bëri disa ditë më parë se mezi priste të shihte rastin e parë të infektuar me koronavirus.

Mbi deklaratën e saj që u prit me kritika të shumta,  Beruka ka theksuar se thënia e saj u përdor politikisht në mënyrë të turpshme.

Është e turpshme që të bësh politikë, dhe të nxjerrësh një frazë jashtë konteksti. Ia kam dhënë përgjigjen gazetares se pse e mendoja një gjë të tillë, vetëm për shkak të skepticizmit të njerëzve ndaj rezultateve të testeve që ne kishim nxjerrë. Dua t’iu bëj me dije se personeli mjekësor është i mirëorganizuar për përballimin e këtyre rasteve”, tha Beruka Fax News.

 Deklarata e pak ditëve më parë në një emision televiziv:

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Të fundit

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Lajme të tjera

Web TV