Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë deklaruar se mjekët të cilët kanë qenë së bashku në një dhomë me të moshuarën që ndërroi jetë nga koronavirusi në spitalin e Durrësit nuk janë infektuar.
Kreu i qeverisë dhe Manastirliu kanë theksuar se pasi mjekëve u janë kryer analizat dhe testet kanë rezultuar negativë. Për këtë arsye, sipas tyre, ata nuk janë të prekur nga koronavirusi.
“Informacionet e pakonfirmuara janë të qëllimta pasi sikur e thamë kemi epidemi dhe infodemi. Përballja me një armik të padukshëm nuk ka politikë, nuk ka propagandë si në ditët e zakonshme. Po jap një lajm të mirë sikur ishte ajo e shëndetit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit, ku propaganda e qëllimshme krijoi jo pak tension tek njerëzit”, u shpreh Rama.
Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se “Një lajm i mirë, siç ishte ajo e shëndetit të mjekësve në Durrës, pasi propaganda e qëllimshme krijoi panik te njerëzit. Një lajm i mirë në fakt, sepse propaganda vijon të jap lajme të rreme e të nxisë panik. Në kampionin e parë të testimeve që ne kemi bërë të personeli dua të them se ato janë të gjitha negative. Ata kanë punuar me të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave. Për pacientët dhe familjarët analiza është në proces”.
E moshuara 73-vjeçare kishte ardhur nga Italia ku kishte shkuar për kurim, por që në fakt u infektua me koronavirus dhe ndërroi jetë në spitalin e Durrësit duke shënuar edhe viktimën e parë në Shqipëri nga virusi vdekjeprurës.
Deri më tani bilanci në Shqipëri nga koronavirusi është shifrat e 15 të prekurve, ndërsa e moshuara nga Durrësi përbën viktimën e parë që ndërroi jetë nga koronavirusi.