Alarmi i Berishës: I gjithë Durrësi rrezikohet nga epidemia e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha duke akuzuar drejtuesit e Qeverisë për menaxhimin që po bëjnë për situatën me koronavirusin, sipas tij jo në mënyrë të duhur, ka dhënë alarmin për qytetin e Durrësit. Atje është regjistruar viktima e parë nga virusi.

“Duke shprehur ngushëllimet e mia familjes, shtoj se qëndrimi ndaj rastit mund të ketë pasoja potenciale për përhapje në progression gjeometrik të epidemisë në qytetin e Durrësit”, shprehet Berisha.

Ish-kryeministri publikon edhe mesazhin e një qytetari, i cili denoncon infektimin e 5 personave me koronavirus në qytetin e Kavajës.

-Masa ekstreme/ Mbyllen zyrtarisht të gjitha lokalet në Tiranë dhe Durrës

Reagimi i plotë

Denoncon 5 raste te konfirmuara me coronavirus ne Kavaje!

Mjeket nuk kane mjetet mbrojtese personale per tu kujdesur per te semuret.
Kosova pa asnje rast me koronavirus cakton nje fond prej 10 milion euro, Edvin Çekapi ndonese flitet per qindra te infektuar ka caktuar vetem 1 milion euro.

Ai dhe Ndrikull Hajnia shperndane maskat e skaduara 9 vite me pare dhe mashtrojne ne menyre kriminale se ato jane efektive.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimet e papergjegjshme dhe kriminale te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise ndaj rastit qe nderroi jete ne Durres, te cilin vetem pas tre ditesh vendosen ta transportojne por ajo vdiq rruges.

Duke shprehur ngushellimet e mia familjes shtoj se qendrimi ndaj rastit mund te kete pasoja potenciale per perhapje ne progresion gjeometrik te epidemise ne qytetin e Durresit.

Shpreh mbeshtetjen dhe solidaritetin tim te plote me personelin shendetesor, mjeke, infermiere, sanitare qe punon sot ne kushtet me te veshtira te nje çorganizimi te organizuar pa mjetet me minimale te mbrojtjes per tu perballur me epidemine e koronavirusit.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Paralajmeroj ata “specialiste” qe behen ne media zedhenes te manipulimeve dhe mashtrimeve te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise se po shkelmojne mbi prefesionin e tyre, betimin e mjekut dhe kryejne nje krim te rende penal, moral dhe profesional me pasoja shume te renda per shoqerine.

Ju uroj sherim te semureve me koronavirus dhe ju bej thirrje qytetareve te zbatojne me rigorozitet dhe jashte çdo paniku te gjitha regullat e OBSH te bera publike te OBSH ne mediat e vendit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor ajo qe ju thash mbrem eshte e vertete!
Ne Kavaje ka jo dy por 5 raste dy nga fshati Karpen dhe tre nga fshati Riken e po i mbajne ne Spital… se kuptoj pse i mbajn ne spitalin e Kavajaes kur ai spital ska as invektiv asgje.
Nje burre ulerinte ne korridore me sa kishte ne koke sepse nuk e prekte njeri me dore doktor pasi nuk kane veshje dhe kane frike se mund ti ngjisi virusin.
Ambulancat e Kavajes nuk e transportonin per ne Tirane per arsye se nuk kane asnje kusht minimal dhe mungon çdo aparaturë. Kaos

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV