Itali/ Ekspertët: Ja arsyet e frikshme pse koronavirusi po vret kaq shumë njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka shkallën më të lartë të vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Një në 16 persona të infektuar ka vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ekspertët thonë se duke pasur një nga popullsitë më të vjetra në botë, numri i madh i rasteve të përqendruara në një zonë të vogël dhe statistikat e pasakta kanë ndikuar në përhapjen e virusit.

Të paktën 10,590 njerëz deri më tani janë diagnostikuar me virusin e rrezikshëm, duke e bërë atë vendin më të goditur jashtë Kinës, me 827 viktima.

Italy has the worst coronavirus death rate in the world, which experts put down to its elderly population and the possibility that a large number of cases are not being diagnosed

Shkalla e vdekjes është 6.22 përqind, sipas të dhënave më të fundit dhe cilësohet si më e larta në botë.

Në Kinë shkalla e vdekjes është 3.91 përqind dhe shkencëtarët mendojnë se kjo nuk është shifra reale pasi shumë raste nuk janë raportuar.

Italia është bërë epiqendra e krizës së koronavirusit në botë. Arsyeja është mosha e popullsisë pasi Italia ka popullsinë më të madhe të të moshuarve në Evropë, me gati një të katërtën e njerëzve (22 përqind) të moshës 65 vjeç ose më të vjetër.

Mosha mesatare është 46.5 vjeç, e pesta më e lartë në botë sipas CIA-s. Sa më i moshuar të jetë një person, aq më vdekjeprurëse mund të rezultojë sëmundja e koronavirusit.

Mosha është faktori më i madh i rrezikut sepse sistemi imunitar dhe mushkëritë janë më të dobëta, kështu që trupi është më pak i aftë të heqë pneumoninë.

Experts say the UK – where the number of coronavirus cases started to take off last week – is just two weeks away from being in a situation as bad as Italy's

Hulumtimet kanë zbuluar që njerëzit e moshës 80 vjeç e më të vjetër kanë një rrezik prej 14.8 përqind (një në shtatë) të vdesin nëse infektohen me COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Presidenti lokal i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi: ‘Të gjitha vdekjet që kemi pasur janë ose njerëz të moshuar ose njerëz shumë të sëmurë,’ sipas raportimit të New York Times.

Lexo edhe :  Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

Njerëzit të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore afatgjata, të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës ose kanceri janë gjithashtu në një rrezik më të madh, sepse ata kanë sistem imunitar më të dobët se zakonisht.

Simptomat e paqarta të infeksionit COVID-19 gjithashtu kontribuan në një reagim të vonuar ndaj shpërthimit, sepse erdhi gjatë sezonit të gripit.

Një studiues në Insitutin Kombëtar të Shëndetit italian tha për revistën “Time”: ‘Virusi po qarkullonte prej kohësh’.

A municipal worker is seen spraying disinfectant in Piazza San Marco in Venice today. Tourism has all but stopped in Italy and citizens are banned from travelling

“Kjo ka ndodhur menjëherë kur ne kemi pasur kulmin e gripit dhe njerëzit menduan se ishin simptoma të gripit.”

Pacienti i parë i konfirmuar mendohet se e ka kaluar virusin te të paktën pesë persona të tjerë, përfshirë mjekë dhe pacientë në spitalin ku ai u dërgua, përpara se të diagnostikohej.

Zyrtarët ende nuk e dinë se si u infektua një shtetas 38-vjeçar në Milano, dhe ata I druhen faktit se virusi ka qarkulluar për javë të tëra para se të zbulohej./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:DailyMail

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV