Nëna qëndroi në dhomë me viktimën e koronavirusit, djali jep alarmin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i një prej të pacienteve të shtruara në spitalin e Durrësit shpjegon se gruaja që vdiq nga koronavirusi ka qenë në dhomë edhe me dy persona të tjerë. Një prej tyre ka qenë mamaja e tij.

Shkëlqim Buzi thekson se mamaja e tij ka qenë bashkë në një dhomë me viktimën. Për këtë arsye ai dyshon se mund të jetë infektuar me koronavirus.

Ishin tre pacientë në dhomë. Mamaja ka kollë të vazhdueshme. Simptoma të tjera nuk ka. As ne nuk kemi. I kemi prekur të dy, edhe atë gruan. Jam izoluar. Vetëm nënës i kanë marrë analizat, mua jo edhe pse i kërkuam. Nuk e çan njeri kokën që të interesohet. Unë edhe kam lëvizur, kam shkuar në punë, kam ardhur në shtëpi. Jemi njerëz të gjallë. Tani presim analizat e mamit. Unë mesa kam mundësi po rri steril fare, po laj edhe oborrin me açe, çfarë të bëj më shumë? Kemi ndenjur 4 ditë aty. Ajo e mohoi edhe e fshehu. Zv.ministrja thotë se ka qenë dhoma vetëm, nuk i vjen turp asaj që thotë ashtu. Të më dali para ajo se ia tregoj unë. Nëna ime është 84 vjeç. Viktima rrinte vetëm me oksigjen, sa ia hiqnin i binte të fikët. E pashë që ishte keq dhe e nxora nga spitali”, u shpreh Buzi.

Më herët Ministria e Shëndetësisë deklaroi se viktima në Durrës, gjatë kohës që ishte shtruar në spital ka qenë në dhomë vetëm.

Deri më tani bilanci në Shqipëri nga koronavirusi ka arritur në shirat e 11 të prekur dhe 1 person ka ndërruar jetë.

Të fundit

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të...

Lajme të tjera

Web TV