Qendra kombëtare të transfuzionit të gjakut është vënë në vështirësi nga situata e krijuar nga koronavirusi.
Prej frikës dhe panikut të krijuar, dhurimi i gjakut ka rënë ndjeshëm.
Mjekët apelojnë dhe bëjnë thirrje, duke sqaruar se dhurimi nuk sjell komplikacione dhe nuk ndikon negativisht në imunitetin e qytetareve.
“Koronavirusi nuk përhapet përmes gjakut. Duke zbatuar të gjitha rregullat e sterilitetit, nuk rrezikojnë shëndetin e tyre duke dhuruar gjak. Të mos harrojmë se ka pacientë që cdo ditë ka nevojë për gjak. Prandaj duhet të solidarizohemi”
“Ka shumë nevojë për gjak, sidomos për fëmijët talasemikë dhe emergjencat e ndryshme mjekësore dhe të sëmurët kronikë” thonë mjekët. /Fjala.al