Frika nga infektimi i mundshëm me koroavirus ka vë në alarm të gjithë globin.
Edhe në Shqipëri qeveria ka marrë masa të forta dukë pezulluar transportin mbylljen e bareve lokaleve, madje ka nxjerrë dhe policinë e ushtrinë në rrugë për të penalizuar shkelësit e urdhrit.
Kur e gjithë bota është në ankth, duket se shqiptarët nuk janë shumë të shqetësuar.
Gazeta Fjala ka nxjerrë në terren gazetaren e saj për të parë se a i janë bindur qytetarët urdhrit të qeverisë për të qëndruar brenda dhe për të marr masat e nevojshme për të mos përhapur koronavirusin.
Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk përdorin maskë duke u bërë kështu rrezik për të tjerët.
Shumë prej tyre deklarojnë se maskat janë për ata që janë të dobët. Disa prej tyre e quajnë negative pezullimin e transporti publik duke u justifikuar me faktin se njerëzit janë në punë, duhet të punojnë që të hanë.
Të gjitha justifikimet e qytetarëve për të mos zbatuar masat e sigurisë janë një rrezik i shtuar për në kur i gjithë globi është në alarm.
Gazeta Fjala ka një mesazh për të gjithë shqiptarët:
PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI