Avokati i Saimir Taullaut tha se pasuritë e klientit të tij janë të ligjshme. Por Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk mendon kështu. Ajo ka vendosur sekuestrimin e makinës së blinduar të Saimir Taullaut, duke konfirmuar kështu sekuestron urgjente të kryer të Operacioni Forca e Ligjit.
Operacioni Forca e Ligjit kishte kërkuar në SPAK sekuestron e 4 pasurive të patunshme të Saimir Taullatu, por GJKKO i hodhi poshtë ato, duke lënë në fuqi vetëm sekuestron e makinës së blinduar.
Por avokati i Taullaut nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës, ai tha se ky vendim do të ankimohet.
Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.
Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.