Skandal, ju ofrojnë 4500 euro që të infektoheni me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një klinikë angleze e quajtur FluCamp, ka shpërndarë disa foto të ambientit ku 24 njerëz do të paguhen që të infektohen me koronavirus. Gazeta Mirror sjell fotot Brenda këtij kampi, ku njerëzit dotë përdoren si kavie me shpresën për të gjeturnjë vaksinë për sëmundjen Covid-19.

Në total janë 24 njerëz që do i nënshtrohen testimeve dhe do të paguhen deri 4500 euro për këtë shërbim. Dhjetëra-mijëra vullnetarë kanë aplikuar tashmë.

Vullnetarët nuk do të infektohen me Covid-19, por me një ‘variant të padëmshëm’ të koronavirusit- të quajtur OC43, i cili shkakton një sëmundje të butë të frymëmarrjes. Qëllimi është që trupi të ekspozohet ndaj një ‘kushëriri’ të afërt të koronavirusit vdekjeprurës, duke ndihmuar firmat farmaceutike që të testojnë vaksinat e mundshme.

Dr. Andrew Catchpole po udhëheq testimet. “Nëse do të funksionojë me virusin tonë, atëherë nuk ka arsye përse të mos funksionojë edhe me Covid-19”, thotë ai.

Kompania që ka në pronësi këtë klinikë quhet Hvivo dhe kryen testime për gripin dhe të ftohurën prej vitit 2001. Ata thonë se për testimet e koronavirusit kanë marrë mbi 10 mijë aplikime. Por vetëm ata që janë nga mosha 18 deri në 55 vjeç do të testohen. Ata që pinë duhan janë të skualifikuar menjëherë.

“Duam njerëz të shëndetshëm pasi duam të sigurohemi që sëmundja që marrin të mund të kontrollohet”.

Pas testimeve paraprake të vullnetareve, 80 përqind prej tyre do të skualifikohen.

Kandidatët që do mbeten do infektohen me një spraj nasal dhe do të vendosen në dhoma të veçanta për 14 ditë. Ushqimet do u dërgohen nga një staf i veçantë, kurse testimet do kryhen çdo ditë. Në dhomë do kenë secili TV, pajisje për video-lojëra, internet dhe disa gjëra të tjera.

Lexo edhe :  Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Nuk është çudi që personat që janë testuar në të shkuarën në këtë laborator, kanë lënë përshtypje fantastike në faqe: “Ishte një eksperiencë e bukur. Kisha TV dhe PlayStation, interneti ishte fantastik, mund të shihja Netflix. Mund të fitoja para dhe të relaksohesha”.

 

Të fundit

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të...

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata...

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the...

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Lajme të tjera

Web TV