Rasti i 5 me koronavirus në Fier, karantinohen 15 mjekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmimi i rastit të pestë me koronavirus në qytetin e Fierit ka futur në karantinë 15 mjekë. Gruaja që rezultoi pozitive ndaj testit të koronvirusit ishte kthyer me 6 mars nga Italia përmes portit të Durrësit dhe këtë fakt e kishte fshehur.

Pas ka shfaqur shqetësime me shëndetin ajo ka shkuar në spitalin e Fierit 5 ditë pas kthimit, ku ka marrë ndihmë mjekësore pasi ka qenë me temperaturë  dhe më pas është larguar për në shtëpi. Ndërsa një ditë më pas ka shkuar sërish në spital me probleme në frymëmarrje, por edhe pas insistimit të mjekëve nuk ka treguar që kishte qenë ne Itali, por u ka thënë se problemet respiratore i ka pas edhe më parë.

Pasi është kontrolluar në sistemin TIMS , ka rezultuar se e 61-vjeçarja kishte hyrë në vendin tonë në 6 mars, duke bërë që t’i merret mostra për analizim. Teksa ka pritur përgjigjen e analizës, gruaja është shtruar në spital dhe ka qëndruar e vetme në një dhomë në repartin e pathologjisë.

Pas daljes së përgjigjes pozitive ndaj virusit të rrezikshëm dhe duke parë gjendjen shëndetësore jo të mirë të gruas, kjo e fundit është nisur në Tiranë, ndërsa mjekë, infermier dhe staf ndihmës janë vendosur në karantinë.

Ndërsa mjediset e spitalit janë dezifektuar vazhdimisht dhe janë marrë masa që të mos ketë mungesë stafi./Fjala.al/

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV