Shkon në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat kosovare raportojnë se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin COVID 19.

Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35, Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtar.


Të fundit

Manchester City mposht Arsenalin dhe kalon në raundin tjetër të FA Cup

Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal. Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0...

Besnikë dhe të qëndrueshëm, me këto shenja do të keni një marrëdhënie perfekte

Personat që i përkasin shenjave të mëposhtme njihen si të qëndrueshëm dhe besnikë. Demi Askush nuk e vlerëson partnerin e tij më shumë se sa një...

Largimi i shqiptarëve, eksperti i punësimit tregon ‘çelësin’: Frenimi i emigracionit..

Në kushtet e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, eksperti për çështjet e punësimit Erald Pashai, sugjeron rritjen e pagës mesatare në 850 euro...

Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: I gjeta në shtëpi çantë me para më tha se…

Charles McGonigal kishte një lidhje jashtë martesore, pa e ditur se ky raport do i kushtonte shumë! Duket se qenë Allison Guerriero, e dashura e...

Peleshi për VOA: Nuk ka siguri kibernetike 100%, kërkon kombinim të shumë faktorëve

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi thotë se lufta në Ukrainë ka rritur dyfish shqetësimin në Ballkan dhe se ky rajon mbetet një vatër e...

Lajme të tjera

Web TV