PD nxjerr deklaratën e mjekes/ “Kryeministri të shtojë fondet për tamponë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka publikuar analizën e situatës sipas mjekes Mirela Tabaku, rreth pyetjes nëse ka mungesë mjetesh për diagnostifikimin e të dyshuarve me koronavirus.

“Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes”, ka thënë mjekja.

Njoftimi i PD

A ka mungese mjetesh per diagnostikimin e te dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku ben analizen e situates: Kryeministri te sqaroje urgjentisht situaten dhe te shtoje fondet per tampone, per kite te berjes se testeve dhe per setet mbrojtese per stafet mjekesore.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane testuar vetem 27 persona te dyshuar nderkohe qe vetem me kodin “korona” kane qene 4468.

Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakesohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojne kitet per t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Qendrimi qe po mbahet ndaj personave qe paraqesin ankesa po arrin kufjte e jonjerezores.
Merren mostra nga nje numer shume i kufizuar i personave sipas disa kritereve te percaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive qe madje nuk i permbushin keto kritere. “Numri i personave te infektuar- thote kryeministri- do te rritet shume”, por çfare po behet per t’i diagnostikuar ata?

Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.
Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : “Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë”, ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.

Lexo edhe :  Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase.

Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.

Të fundit

Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të grupit “Miqtë...

Lider për energjinë e rinovueshme/ Eurostat e rendit Shqipërinë pas Norvegjisë në 2023

Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023...

Arrestimi i Erion Veliajt, Kryemadhi: Është radha e Ramës, lista po vazhdon

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani është radha e kryeministrit Edi...

Tiparet e personalitetit që lidhen me suksesin

A e konsideroni veten një person kurioz, konkurrues dhe të vetëdijshëm? A mendoni se keni cilësi më misterioze, të tilla si “përshtatje e lehtë,...

Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi ‘zhyt’ Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e...

Lajme të tjera

Web TV