Kërcënonte se do të vriste nusen e djalit, pranga 65-vjeçarit në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste. Për këto arsye policia e vënë në pranga një një 65-vjeçar në Lezhë.

Mësohet se policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes dhe ka arrestuar 65-vjeçarin.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar 2 armë gjahu dhe municion luftarak në banesën e të arrestuarit, banues në Ishull, Shëngjin.

Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri. Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës  dhe ka vënë në pranga autorin” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Fjala.al

Të fundit

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën...

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më pak se 70, brenda pak...

Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Nga Eduart Gjokutaj   Korrupsioni në rastet e fatkeqësive natyrore është një problem shqetësues që po ndihet në drejtim të rëndimit të buxhetit të shtetit nga...

PE kritika të forta Greqisë për Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kritikoi autoritetet greke për politikën bllokuese në procesin integrues të vendit. Duke iu referuar ndërhyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV