Atletja shqiptare, Klodiana Shala mëngjesin e sotëm kavendosur të lumturojë sadopak mjekët tanë. Ajo ishtë pranë Qendrës Shëndetësore në Kamëz ku ka falenderuar mjekët për punën që ata pi bëjnë. Ajo i priti ata me kek e ëmbëlsira për të treguar mirënjohjen e thellë që ndjen.
Në foto, për aq sa ia lejon maska si mjet mbrojtës, edhe Klodiana duket e emocionuar. “Unë e di që ju nuk po shihni fëmijët, familjet tuaja, por të gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju. Ju bluzat e bardha, jeni krenaria jonë jeni kampionët tanë! Siguria, shendeti i qytetarëve është medalja më e lartë, që ju merrni si shpërblim për misionin tuaj”- ishin fjalët falenderuese të Klodi Shalës për mjekët dhe stafin e Qendrës Shëndetësore në Kamëz.
Ndryshe nga personazhet e tjera publikë që postojnë në Instagram ku mund të pastrojnë çantat e firmave, Klodiana me zemër në dorë nuk ngurron të tregojë mirënjohjen për gjërat që janë vërtet të rëndësishme në këtë jetë, solidariteti ndaj njëri-tjetrit.