I izoluar prej koronavirusit në Rumani, mbrojtësi shqiptar nuk bashkohet dot me familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi shqiptar i skuadrës së UTA Arad, Simon Rummbullaku ka thënë se situata e krijuar nga koronvirusi e ka izoluar atë në Rumani e nuk mund të bashkohet me familjen e tij.

Pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura me fanellen e kësaj skuadre në pjesën e dytë të këtij sezoni, në Rumani kampionati u ndërpre për shkak të përhapjes së koronavirusit, por duke qenë se 28-vjeçari ka luajtur për një kohë të gjatë në kampionatin grek me klube si PAS Janina, Kallamata, Panatolikos dhe Apollon Smirnis, mediat atje vazhdojnë të kontaktojnë shqiptarin.

“Gazzetta.gr” ka biseduar dje me lojtarin dhe ka zbuluar se ky i fundit ka ngelur në Ruma e nuk mund të bëhet bashkë me familjen e tij që prej vitesh jeton në Greqi dhe ai është i shqetësuar, pasi në shtetin fqinj me Shqipërinë është përhapur me shpejtësi virusi.

“Prej pak muajsh jetoj në Arad, një qytet me 160 mijë banorë, në kufi me Hungarinë dhe Austrinë. Në këtë moment që po flasim ekziston një gjendje normale në jetën tonë të përditshme dhe funksionimin e qytetit. Në përgjithësi, në Rumani numri nuk është shumë i lartë numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, por kjo nuk do të thotë se ne s’duhet të marrim masat tona si qytetarë. Në varësi të situatës në ditët në vazhdim, nëse numri i rasteve pozitive rritet, ne do të kemi një gjendje emergjente si në shumicën e vendeve që po vuajnë mjaft.

Shpresoj që të mos arrijmë në situatën ku ndodhen Italia dhe Spanja. E gjithë kjo na vështirëson gjërat për të vazhduar. Në Greqi, ku jeton familja ime, unë natyrisht jam i shqetësuar për mënyrën sesi do të rezultojnë gjërat, por në përgjithësi, nga ato që po mësoj, ka një relaksim në mentalitetin e njerëzve. Disa nuk e kanë marrë seriozisht situatën dhe është turp, sepse kur të kuptojnë se çfarë po ndodh mund të jetë vonë. Për momentin ata kanë mundësinë të mbrohen. Ajo që unë po shoh dhe dëgjoj këtu në Rumani është se njerëzit po përpiqen të bëjnë atë që u nevojiten.

Lexo edhe :  Shkaktari kryesor i sëmundjes së diabetit, faktet e reja

Ne si ekip kemi ndërprerë stërvitjen prej disa ditësh. Nga klubi na kanë thënë se mund të marrim sot një përgjigje për të ardhmen. Trajneri na ka dhënë programe individuale për të punuar në shtëpi sa të kemi mundësi, sepse ata na kanë ndaluar të lëvizim jashtë për të mbrojtur veten. E vetmja dalje jonë nga shtëpia është të blejmë në supermarket.

Unë personalisht nuk kam udhëtuar për në Athinë, sepse nuk kam qenë në gjendje të udhëtoj jashtë vendit, por këto 14 ditë nuk dua të rrezikoj dhe të udhëtoj, sepse sigurisht që shëndeti është parësor. Së pari duhet të jemi qytetarë të vetëdijshëm”,-ka thënë Rrumbullaku./Fjala.al/

 

Të fundit

Një iranian thyen rekordin, vendos 88 lugë të balancuara në trupin e tij

Një burrë iranian theu rekordin e tij botëror Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin...

VIDEO/ Ngjarje e jashtëzakonshme, presidenti i klubit turk grushton arbitrin kryesor

E pazakontë, e turpshme dhe për të ardhur keq: Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, bën veprimin e papërgjegjshëm dhe të dënueshëm në fushën e...

Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin...

Ish-kryeministri ‘non grata’ në SHBA, Minxhozi zbulon mesazhin e amerikanëve

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA në Tiranë, David Ëisner, i cili tha se nuk i përgjigjet...

Analisti britanik bën paralajmërimin e frikshëm: Evropa të nisë përgatitjet për luftë

Shtetet anëtare të NATO-s në Evropë po përballen me një krizë të madhe – Rusia dhe Kina po armatosen me shpejtësi, me Moskën që...

Lajme të tjera

Web TV