Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Brenda numrave të koronavirusit, arsye për optimizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ermal Mulosmani

Paniku na ka mbërthyer të gjithë, dikë më pak e dikë më shumë. Virusi i tmerrshëm është përhapur në mbarë botën dhe, më e keqja, dihet shumë pak për të. Mjekësia di me siguri vetëm simptomat dhe mënyrën e përhapjes por bën shumë pak për ta shkatërruar virusin. Padijenia e shkencës,  vdekshmëria e lartë dhe përhapja e frikshme gjeografike me progresion të lartë nga dita në ditë kanë shtuar panikun edhe mes shkencëtarëve, biologëve e mjekëve.

E vetmja mënyrë për të ulur intensitetin e përhapjes mbetet izolimi në karantinë absolute.

Mjekësia dhe mikrobiologjia në këso rastesh, megjithëse janë vendimtare dhe të vetmet institucione për t’u marrë në konsideratë,  hezitojnë të japin një parashikim të kohëzgjatjes së virusit midis nesh, numrit të të infektuarve apo humbjeve njerëzore . Në këtë rast studimi i numrave të deritanishëm mund të na çojë në një parashikim të pranueshëm të të ardhmes. Për këtë qëllim kam marrë rastin e Kinës, Iranit dhe Italisë pasi për këto tre shtete duket se virusi ka bërë rrugën më të gjatë në raport me tjerat. Fillojmë me Kinën.

Kina

Rasti  kinez ka bërë rrugën më të gjatë në gjithë botën. Atje kemi arritur pothuaj në fazën e fundit, atë të pothuaj eleminimit të rasteve të reja. Ritmi ditor i të infektuarve ka rënë në nivele të papërfillshme, (13 persona ishin dje) të rikuperuarit janë 86% e të prekurve. Në gjendje jo të rënduar janë  6,7% e tyre që e çojnë numrin në 92,7%. Ndërkohë që të vdekur janë 4% e të infektuarve dhe në gjendje të rëndë janë 3.2% e numrit të përgjithshëm. Konkretisht numrat janë këta (e dhënë e përditësuar datë 18 Mars ora 12.00):

Një studim interesant i rastit kinez është edhe ritmi i përhapjes në kohë. Qysh nga studimi i rastit të parë e deri sot kanë kaluar 56 ditë (22 Janar deri në 18 Mars).  Ritmi i zbulimit erdhi në rritje për 13 ditë 22 janar deri më 04 Shkurt (çdo ditë që vinte zbulonte më shumë raste se paraardhësja). Qysh nga ajo ditë, çdo ditë në vijim (përjashto këtu vetëm  datën 12 dhe 13 Shkurt), numri i rasteve të reja të zbuluara ishte në pakësim deri sa ka zbritur tashmë në nivele të papërfillshme. E njëjta gjë mund të thuhet për numrin e të vdekurve që nuk i kaloi të 150 personat në ditë në pikun e vet, me 23 Shkurt. Numri i të vdekurve maksimal ka një spostim në datë me numrin maksimal të rasteve të zbuluara prej pothuaj 14-15 ditë, aq sa është edhe periudha mesatare e qëndrimit në spital. Shpërndarja e zbulimit të rasteve por edhe i të vdekurve nga koronavirusi i bindej ligjit normal të shpërndarjes siç duket në tabelat më poshtë:

Ritmi ditor i vdekjeve në Kinë

Konkluzion i përafërt:  Periudha nga i zbuluari i parë me koronavirus deri në pikun e zbulimit është 13- 14 ditë.  Mbyllja e rasteve (shërimi ose jo) zgjati pothuaj 2 muaj.  Vdekshmëria nga virusi ishte shumë e vogël, më pak se 1% (nëse supozojmë që 80% e të prekurve janë asimptomatikë, atëherë, numri real i të prekurve në Kinë ka qenë 400,000 persona)

Irani

Irani ka specifikat e veta pasi përvoja e Kinës bëri që karantina të fillojë më herët dhe, për pasojë, ritmi i të zbuluarve të rinj me virus të ishte më i ngadaltë, jo i menjëhershëm. I zbuluari i parë në Iran daton më 15 Shkurt (32 ditë më parë) dhe duket që zbulimi i rasteve të reja është akoma i pandryshueshëm ose në rritje të vogël, por i kontrolluar. Pra, në rastin e karantinës së filluar në kohë, përhapja e virusit mund të zgjasë më shumë në kohë (akoma nuk ka filluar rënia e grafikut) por ritmi i të zbuluarve të rinj është pothuaj i barabartë (diku në 1 mijë e ca në ditë). Të vdekurit janë  6,5 % e numrit të të prekurve të zbuluar ose rreth 1,3 % e numrit të përgjithshëm (me supozimin që 80% janë asimptomatikë).

Lexo edhe :  “Sot është një ditë e keqe”, Dhurata Çupi për dënimin e Salianjit: Hakmarrje politike

Të infektuar të dalë pozitiv                          17,361  persona

Të vdekur                                                            1,135  persona

Të shëruar                                                            5389   persona

Të pashëruar akoma                                      10,837  persona

Në gjendje të rëndë                                             0  persona

Konkluzion i përafërt: Karantina e hershme mban gjendjen nën kontroll, zgjat periudhën e rikuperimit nga virusi (periudhën e përafërt mund ta llogarisim vetëm pasi të ketë filluar ulja e numrit të zbulimeve të reja me të infektuar), ul numrin e të vdekurve, ruan sistemin shëndetësor. Por, nëse i referohemi të dhënave të fundit  për të vdekurit e Iranit me datën 17 Mars (147 të vdekur) dhe premisave për të pasur të vdekur në ditët e ardhme (kujtojmë që sipas të dhënave të përditësuara në Iran ka 0 persona në gjendje të rëndë), atëherë arrij në konkluzionin se edhe në këtë shtet po fillon normalizimi. Sot pritet të ketë rënie të konsiderueshme të të vdekurve aty. E nëse sot  fillon rënia e të vdekurve dhe shtimi i të rikuperuarve, atëherë, periudha e karantinimit do të jetë diku te 60 ditë. Pra, pritet normalizimi rreth datës 20 Prill.

Italia

Brendapërbrenda rastit të Italisë vërehen kapërcime të theksuara në raport me 2 rastet e mëparshme. Megjithatë, duke u përpjekur të orientohemi në trajektoren e të dhënave të deritanishme mundet edhe të japim një parashikim të kohëzgjatjes.

Rastet e para të zbuluara me koronavirus në Itali i takojnë datës 15 Shkurt (32 ditë më parë).  Për 10 ditët e para pati shumë pak zbulime të reja (gjithsej ishin 323 të zbuluar). Por, shumë shpejt ritmi I zbulimeve të reja filloi të ishte i frikshëm. Nëse mesatarja e zbulimeve të 10 ditëve të para ishte afërsisht 32 raste në ditë, për 10 ditët vijuese mesatrja ishte 1417 të zbuluar në ditë. Në ditën e 32-të pritet të jemi në maksimumin e zbulimit ndërsa maksimumin e vdekjeve mendoj do të jetë 10 ditë më vonë. Nëse gjithçka i bindet ligjësisë së zbuluar në rastin e Kinës dhe Iranit, atëherë, mendoj se zbulimi i rasteve të reja në Itali në ditët e ardhshme do të jetë i njëjtë ose i përafërt (me tendencë ulje) ndërsa ritmi i vdekjeve do të jetë në përkeqësim të paktën edhe 10 ditë të tjera. Faktin e rëndimit të vdekjeve e mbështes në dy të dhëna : E para jemi në kulm të zbulimeve të reja (grafiku 1) dhe e dyta ka shumë të sëmurë në gjendje të rëndë.

Ulja e numrit të rasteve të zbuluara dhe vdekjeve do të filojë pas një jave ndërsa normalizimi i situatës në Itali do të jetë pas 40 ditësh (afërsisht fund të muajit Prill).

Numri  i rasteve pozitivë të zbuluar          31,506   raste

Numri  i të vdekurve                                        2,503  raste

Numri  i të shëruarve                                      2,941 raste

Numri  i të  pashëruarve akoma                26,062  raste

Numri  I të sëmurëve rëndë                      2,060   raste

Konkluzion i përafërt. Italia është në pikun  e ndikimit të virusit. Në rastin e një shpërndarjeje normale (si ajo e Kinës dhe e Iranit) të të prekurve dhe të vdekshmërisë së deritanishme, në Itali do ketë diku te 8,000 të vdekur nga koronavirusi. Periudha e karantinës ka shumë mundësi të tejkalojë 15 Prillin.

Si përfundim i të tre rasteve të sipërpërmendura, vetëm nga studimi statistikor i të dhënave , mund të arrijm në përfundimin që ndikimi i virusit në një rast izolimi është ndërmjet 60-80 ditë. Numri i të vdekurve është  mesatarisht 5.2% të totalit të zbuluar pozitiv.

E në këtë rast, kohëzgjatja e virusit në Shqipëri mund të shkojë jo më gjatë se 20-30 Maj,  numri i të prekurve nuk do ti kalojë 1500 personat dhe numri i të  vdekurve nuk do t’i kalojë 75 personat. Ky parashikim optimist merr në konsideratë rastin e një karantine rigoroze të popullatës./gazetaexpress

Të fundit

Kriteret/ Gjermania lehtëson kushtet e punës sezonale për studentët e Ballkanit

Gjermania ka lehtësuar kushtet e punësimit sezonal për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk do të thotë se...

‘E vërteta do triumfojë’/ Salianji del nga selia e PD niset drejt drejtorisë së Policisë

Deputeti Ervin Salianji ka dalë nga selia e PD dhe është drejtuar për te Policia e Tiranës, ku do të vetëdorëzohet. Salianji është ndalur për...

Biden harron ku ndodhet para liderëve botërorë: Mirëserdhët në Uashington!

Në gafën e tij të fundit, presidenti amerikan Joe Biden harroi se po fliste në Manhattan të mërkurën, dhe në vend të kësaj vazhdoi...

Salianji pranoi të dorëzohet, militantët e PD mblidhen para Policisë së Tiranës

Dhjetëra militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit...

1-vit burg për Salianjin, analisti Frrok Çupi: U ndëshkua një politikan që shpif

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një studio televizive, tha se dënimi i Salianjit me 1 vit burg ishte një shpresë që më në...

Lajme të tjera

Web TV