Kryeministri Edi Rama ka theksuar se pas kapërcimit të situatës së koronavirusit Shqipëria duhet t’i rikthehet normalitetit ndryshe ekonomia do të përfundojë në gropë duke na çuar ‘të hamë njëri-tjetrin” siç e cilësoi ai.
Rama u shpreh se asnjë vend nuk e shkëput zinxhirin ekonomik. Sipas kreut të qeverisë as Kina nuk e bën një gjë të tillë.
“As një vend, as Kina, nuk këput të gjithë zinxhirin ekonomi të vendit, por ato hallka, që sapo të rëndësishme, dhe sado e dhimbshme të jetë, nuk vënë në pikëpyetje ditën e nesërme. Nëse do të këpusnim zinxhirin e vendit totalisht, vërtete do ishim më të izoluar, por do ishim duke hapur atë gropë që thash dhe duke i bluar të gjithë së bashku kockat Shqipërisë, ku ka jetë pas luftës. E cila duhet të rifillojë me sa më pak plagë dhe jetë të humbura. Pa u gjendur në një shteg qorr, ku do të detyrohemi të hamë njëri tjetrin”, tha Rama.
Ai shtoi se nuk mund të kryhet testi tek çdo individ, por duhet të jenë njerëzit që duhet të mbrojnë veten e tyre që të mos kenë kontakt me të tjerët në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi.
“Së pari është shumë e rëndësishme që të mos e harrojmë që virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve por përhapet nga kontaktet.
Dhe për këtë arsye edhe ekspertët iu këshillojnë qeverive që të bëjnë sa më shumë për t’iu shpjeguar njerëzve që nëse dalim më këmbë nuk jemi domosdoshmërisht më këmbë po qe se nuk ruajmë distancat dhe nuk jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës që të mos prekim fytyrën me duar.
Sigurisht që do të ishte ideale të pengohej dalja e këmbësorëve deri në fund të ditës por njerëzit duhet të dalin për të bërë pazaret dhe këtu askush, askund, as në Kinë ku faktikisht është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjti regjim që kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim.
Nuk është ndaluar lëvizja e këmbësorëve për të bërë ato gjëra të domosdoshme që janë jetike, si blerja e ushqimeve, ilaçeve apo ndonjë veprim tjetër i domosdoshëm.
Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar se nuk është qeveria që mund të ndalojë tërësisht lëvizjen e këmbësorëve në 24 orë, duhet ta kufizojë por çdokush duhet të bëjë të veten. Është një luftë në çdo front dhe çdo individ ka një segment. Në atë segment duhet të jetë policia e vetvetes.
Prandaj iu them të gjithëve që të shmangin çdo dalje që nuk është e domosdoshme. Nuk është koha për të dalë xhiro, për të bërë shëtitje, për të marrë diell duke lëvizur në rrugë, por koha për të kufizuar lëvizjen.
As një vend, as Kina, nuk këput të gjithë zinxhirin ekonomi të vendit, por ato hallka, që sapo të rëndësishme, dhe sado e dhimbshme të jetë, nuk vënë në pikëpyetje ditën e nesërme.
Nëse do të këpusnim zinxhirin e vendit totalisht, vërtete do ishim më të izoluar, por do ishim duke hapur atë gropë që thash dhe duke i bluar të gjithë së bashku kockat Shqipërisë, ku ka jetë pas luftës. E cila duhet të rifillojë me sa më pak plagë dhe jetë të humbura. Pa u gjendur në një shteg qorr, ku do të detyrohemi të hamë njëri tjetrin.”, tha Rama për News 24.