Po mbulon çdo minutë lajmet e COVID-19, gazetari-Ramës: Po ndjek strategji të gabuar, nuk e shpikim ne rrotën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erjon Skëndaj është gazetar i News 24, i cili mbulon prej vitesh çështjet e shëndetësisë, dhe së fundmi po ndjek çdo minutë zhvillimet me koronavirusin në Shqipëri.

Ai i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama duke e paralajmëruar se po ndjek strategji të gabuar me luftën ndaj COVID-19, duke përqëndruar testet vetem te personat që shfaqin shenja të dukshme.

Duke u bazuar te deklaratat e OBSH-së dhe mjekëve më të njohur në Itali, Spanjë dhe vende të tjera të zhvilluara, gazetari Skëndaj thekson se Shqipëria duhet të bëjë teste masive të popullsië.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë testet kanë efekt, në të kundërt strategjia që po ndjek kryeministri do të ketë pasoja të rrezikshme në kohë.

“Ndaj ‘i dashur’ zoti kryeministër mos dëgjo gazetarin…”, shkruan ndër të tjera Erjon Skëndaj.

Reagimi i plotë i gazetarit:

Kryeministrit i kane thene, apo ka degjuar, se 80% e popullates do ta kaloje infeksionin viral covid 19 pa simptoma, ndaj dhe nisur nga kjo argumenton se eshte e kote qe te besh me shumice analiza per covid 19. Disa goje te liga thone se Rama po e bene kete per te kursyer para, e te tjere shkojne me tej duke pretenduar se nuk ka tampona ne gjendje. Por une nuk dua te merrem fare me kete debat shterpe per aq kohe qe nuk ka transparence per gjendjen e stokut ne magazinat farmaceutike te sistemit publik shendetesor. Po qendroj vetem tek strategjia qe mbeshtet kryeministri, dhe qe ia kane thene ata qe mban afer se ai nuk eshte mjek, e cila konsiston ne kryerjen e analizave PCR COVID 19 me pikatore vetem atyre qe shfaqin komplikacione virale. Pra, atyre qe shfaqin shenja bindese qe potencialisht mund te jene prekur nga covid 19. Pyetja qe une ngre si gazetar i ceshtje e te shendetsise eshte, cfare vlere ka kjo strategji?, nisur nga fakti se ndaj virusit covid 19 nuk ka kure. E thene me thjeshte, kurimi i pneumonise qe shkaktohet me se shumti nga ky patogjen do te behet permes kurave klasike si te ishte prekur nga virusi i gripit sezonal, thene kjo nga goja e mjekeve me te mire te infektivit. Atehere cfare vlere ka analiza qe i behet vetem te semureve me rende me covid? Ndoshta per te shmangur perhapjen e infeksionit? Por infeksioni viral njohur si coronavirusi Vuhan perhapet njesoj edhe nga personat asiptomatik te prekur me covid 19, pra ata qe s’kane asnje shenje te tij, e pohuar me force nga mjekesia europiane, boterore dhe vete OBSH. Pra zoti kryeminister nese keni vendosur ti beni analiza vetem te semureve qe kane simptoma per te minimizuar perhapjen ahere gaboheni rende, pasi kjo strategji rrezikon te kete pasoja ne kohe, cka po thuhet sot me force nga mjeke me emer ne Itali, Gjermani, Spanje, SHBA, etj, shtete qe po blejne laboratore dhe kane hedhur idene e testimit masiv te popullates. Argumenti i perparuar qe po ngrene sot mjeket ne shume vende te botes eshte “me shume teste me shume jete te shpetuara”. Per me teper kjo strategji e depistimit masiv ka patur sukses ne Korene e jugut ku vdekshmeria llogaritet nen 1% te personave te prekur me covid nga 3% qe eshte mesatarja ne vendet e tjera te globit, nderkohe ne itali llogaritet mbi 5%. Ndaj i “dashur” kryeminister mos degjo gazetarin qe po te shkruan, e po keshtu mos degjo askend qe ben si gjitholog sic ta ka enda ti stigmatizosh zerat kunder, por ndiq te pakten mesazhet e qarta e bindese qe vijne nga mjekesia italiane, spanjolle, gjermane, franceze amerikane, etj, sa me shume analiza PCR covid 19, se nuk na ka mbetur ne shqiptareve te shpikim rroten./fjala.al


Të fundit

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier League, Chelsea zyrtarizon Enzo Fernadez

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez nga Benfica. Për klubin londinez ky është transferimi më...

Agron Duka zbulon ‘formulën’, ja si do i fitojë opozita zgjedhjet e 14 majit

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka treguar “formulën” se si opozita të fitojë zgjedhjet e 14 majit. Duka theksoi se opozita duhet bashkuar rreth kandidatit...

Arrestohet shqiptari në Vjenë/ Plagosi me thikë pas shpine një 30-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë ku një 30 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pas shpine...

Do heqin kamerat apo krimin?/ Karamuço “zbërthen” prapaskenat e operacionit “Fijet”

I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ në Top News  ka qenë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. Ai ka folur për operacionin e policisë “Fijet”,...

Del për herë të parë në ekran djali i saj, Olta qan dhe i jep mesazhin e bukur: Do vij…

Olta Gixhari ishte banorja e rradhës, pas Diolës që u surprizua nga i vogli i saj. Përmes një video-je të shfaqur në ekran, Olta u...

Lajme të tjera

Web TV