Rama: Punonjësit e shtetit s’do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga dita e nesërme të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë!

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se nga shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!

? NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E MINISTRIVE, BASHKIVE E PREFEKTURAVE, NGA SEKRETARËT E PËRGJITHSHËM DHE DERI TEK I FUNDIT, NUK DO TË PËRDORIN MË MAKINË PËR TË SHKUAR NË ZYRË!

NGA KY RREGULL PËRJASHTOHEN VETËM PUNONJËSIT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, MINISTRISË SË MBROJTJES, MINISTRISË SË FINANCAVE APO TË PREFEKTURA E BASHKIVE, QË JANË TË PËRFSHIRË NË LISTËN PRIORITARE ME FIRMËN E TITULLARIT, PËR TË GARANTUAR ZHVILLIMIN E LUFTËS SIPAS PLANIT, NË ASPEKTIN SHËNDETËSOR DHE HUMANITAR!

? NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E INSTITUCIONEVE TË VARËSISË SË ADMINISTRATËS QËNDRORE APO VENDORE, QË E KANË PUNËN NË ZYRË, NUK DO TË PËRDORIN MAKINË PËR TË SHKUAR NË PUNË.

TITULLARËT E TË GJITHA INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, DUHET TË ÇOJNË SOT TEK MINISTRI APO KRYETARI I BASHKISË, LISTËN E ARSYETUAR TË PUNONJËSVE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN ME MAKINË. EMËR PËR EMËR!

? SHKELJA E KËTYRE MASAVE, TË CILAT DO TË PËRFSHIHEN NESËR, SË BASHKU ME MASAT E REJA PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE NË AKTIN NORMATIV, DO TË NDËSHKOHET ME MBAJTJEN E RROGËS PËR 3 (TRE) MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJE ME LARGIMIN PËRFUNDIMTAR NGA PUNA!

SOT PUNONJËSI I SHTETIT QË SHKEL RREGULLAT E LUFTËS NË MËNYRË TË PËRSËRITUR, NUK ËSHTË NJË KUNDRAVAJTËS SI TË TJERËT, PO NJË DEZERTOR NË KUPTIMIN E PLOTË TË FJALËS!

Lexo edhe :  Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin për ngrohjen globale

? NGA NESËR, KËMBËSORËVE QË DO TË SHKELIN MASAT E REJA TË LËVIZJES DHE QË FIGUROJNË NË BORDEROTË E REPUBLIKËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI PUNONJËS TË ADMINISTRATËS QENDRORE APO VENDORE, DO T’U MBAHET RROGA PËR 3 (TRE) MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJEJE DO TË LARGOHEN PËRFUNDIMISHT NGA RADHËT!

POPULLI NUK I PAGUAN TAKSAT PËR T’U DHËNË RROGA ATYRE QË RREZIKOJNË JETËN E TIJ NË KËTË LUFTË KU PUNONJËSIT E SHTETIT DUHET TË JENË SHEMBULLI MË KUPTIMPLOTË I DISIPLINËS SHTETËRORE DHE PËRGJEGJSHMËRISË QYTETARE!

? KJO LUFTË NUK ËSHTË LOJË! PËRBALLË ARMIKUT QË NA KA SULMUAR JEMI NJË VEND, NJË POPULL DHE NJË SHTET! VETËM KËSHTU MUND T’IA DALIM DHE ASKËND QË S’DO TË KUPTOJË NUK MUND TA TOLEROJMË MË!

Të fundit

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

Lajme të tjera

Web TV