U iku policëve e më pas gjatë ndjekjes i goditi me makinë, mbyllet në qeli ish-polici Mirsad Kuçana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirsad Kuçana, që konsiderohet si miku i Ervis Martinit është lënë në “arrest në burg” nga gjykata e Tiranës.

Mirsad Kuçana, i cili tre ditë më parë nuk ju bind një postoblloku policie dhe në ndjekje e sipër goditi një makinë të policisë rrugore është lënë në burg. Kuçana, ka dalë dje përballë gjyqëtarit Kreshnik Omari, ku është njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” që ka kërkuar prokurori i çështjes Etien Kapo.

Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor Kuçana ka dhënë vetëm gjeneralitet e tij, ndërsa mbrojtjen në gjykatë e mbuluar avokati i tij, i cili në fund të parashtrimeve para gjyqtarit Omari, kërkoi caktimin e një mase më të butë për Mirsad Kuçanën.

Por nga ana tjetër prokurori Kapo, ju drejtua gjykatës me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” për Kuçanën, për shkak se ai nuk i ishte bindur patrullës së policisë por dhe më pas në ndjekje e sipër e ka goditur atë, duke i shkaktuar dëme dhe pasoja të tjera.

Në fund të procesit gjyqësor gjyqtari i çështjes Kreshnik Omari vendosi të lenë në burg Kuçanën, për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në momentin e arrestimin policia sekuestroi 12 mijë e 400 franga zvicerane, një thikë, disa karta bankare zvicerane dhe një automjet tip BMË. Tropojani, Mirsad Kuçana njihet si mik i Ervis Martinaj.

Ai është akuzuar nga prokuroria si një ndër personat ekzekutor të Enton Nikes në vitin 2015 në restorant “Muraga” në Linzë, por në gjykatën e Tiranës është dënuar me vetëm 1.4 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Kuçana mësohet se ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej vitit 2009, kur ai mbaroi Akademinë e Policisë e deri në fillim të vitit 2015.

Lexo edhe :  Berisha mbledh aleatët për protestën nesër dhe koalicionin parazgjedhor

Menjëherë, pas kursit 6-mujor të policisë, Kuçana u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit nr. 2, detyrë të cilën e mbajti deri në nëntor të 2013. Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, ku edhe atje ka qenë me të njëjtën detyrë, në Patrullën e Përgjithshme.

Kuçana ishte larguar nga policia dhe punonte si badigard në klubet e natës dhe si roje sigurie në lojërat e fatit në kryeqytet./fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV