Basha i dërgon SMS live Eni Vasilit: Z. Rama, a je gati të më lësh mua të bëhem kryeministër?-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, në emisionin e ‘Open’ në Top Channel, ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama ka ndodhur diçka e pazakontë.

Moderatorja Eni Vasili lexon një mesazh që sipas saj ia kishte dërguar Lulzim Basha. Ky i fundit i këkronte kreut të qeverisë Edi Rama që t’i linte postin e kryeministrit dhe drejtimin e kabinetit ta merrte ai.

Basha nëpërmjet Vasilit, i ka dërguar një mesazh Ramës: “A jeni i gatshëm që të ma lini mua postin e kryeministrit dhe të bëhem unë kryeministër”, thuhej në mesazhin që lexoi Vasili.

Më mas, kjo e fundit tha se mesazhi nuk ishte i dërguar nga Lulzim Basha pasi vetë ky i fundit e hodhi poshtë duke i dërguar një mesazh sipas të cilit theksonte: “Eni sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Çfarë i tha në emision:

Eni Vasili: Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ia vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndrra. Si mund ta bëjë këtë pyetje.

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobus.

Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Lexo edhe :  Akuzat/ Berisha kapet me SPAK për 547 mijë “zgjedhës shëtitës”

Eni Vasili: Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV