COVID-19/ Veliaj tregon se si po menaxhohet situata, ja çfarë do të ndodhë me bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje me “ABC News” ka folur për masat e marra për të parandaluar koronavirusin.

Veliaj u shpreh se nga kjo situatë është e rëndësishme të rikuperohen humbjet. Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të jetë në ndihmë të të moshuarve të cilët janë të vetmuar.

Veliaj u shpreh se secili prej nesh do të kthehej në një lloj armë vrasëse nëse do të kalonim kohë me prindërit tanë.

“Kemi reduktuar stafin që ka të bëjë me transportin publik. Pastrimi i qytetit bëhet 5 herë në ditë. Më e rëndësishme është shërbimi social dhe njësitë tona administrative kanë redukuar shërbimet derë më derë duke ruajtur minimumin e shërbimeve jetike.

Stafi që konsiderohet vunerabël mbi 60 vjeç, për shkak të koronavirusit, është reduktuar.

Do ta përballoni me numrin që keni në dispozicion?

“I dimë të gjithë ata që janë vërtet të moshuar të vetmuar.

Bashkia do të kujdeset për ata të moshuar të vetmuar. Ne i monitorojmë dhe nga gjendja civile e dimë tashmë se kush duhet ndihmuar. Të telefonojnë njësinë administrative ku banojnë, por thirrja për të gjithë shqiptarët është ti gjenden pranë prindërve, familjarëve të afërmve”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai tha se janë rreth 5 mijë persona që adresohen.

“Për ata që janë pensionistë të vetmuar dreka shkon e gatshme, ndërsa për familjet që janë në çadra apo janë në gjendje të gatuajnë në shtëpi marin një paketë mujore.

Gjithashtu ai theksoi se mudësitë për të kontaktuar, është numri i gjelbër që është falas 0800888. “Nuk është ky momenti që u hap thesi të kapim ça të kapim”, tha më tej Veliaj.

Lexo edhe :  Basha: Mbështetje pa asnjë kusht për SPAK

Mënyra se si po mblidhen mbeturinat në Tiranë?

Veliaj: Kemi 1 milion njerëz që po qëndrojnë në shtëpi. Kemi shtim ditor të konsumit, çdo ditë është bërë ditë piku. Pastrimet janë shtuar duke bërë 5 pastrime në ditë.

Ne do të vazhdojmë të pastrojmë të penalizojmë dhe të kërkojmë sensibilizim. Deri me sot nuk kemi pasur asnjë infeksion në Tiranë nga plehrat me koronavirus. Ne kemi pasur infeksion nga njeriu te njeriu.

Si e planifikoni daljen e njerëzve për të bërë dezinfketimin e pallateve?

Veliaj:Ka një kalendar dhe ndiqet një program. Ende nuk ka një rast të infektimit të njerëzve nga ashensori apo kazanet e plehrave. Përgjegjësia e secilit prej nesh është të kujdeset për higjenën personale.

Si paraqitet furnizimi i Tiranës me ujë?

Veliaj: “Tirana ka të njëjtin regjim uji, përkundrazi janë shtuar oraret”.

Më tej Veliaj theksoi është bërë një skedulë e pagesës, është një vendimarrje adminstrative e tatim taksave të Bashkisë së Tiranës dhe kemi vendosur ta shtyjmë afatin në qershor.

“Nëse mes marsit dhe muajit prill për lokalet në Tiranë që nuk kanë punuar, 1/12 e taksës reduktohet. Jemi për të ndihmuar ata që realisht po preken nga ky pezullim. Për kompani apo biznese që po vazhdojnë të punojnë nuk janë pjesë e këtij shembulli”, tha ai.

Të fundit

Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Nga Mero Baze Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për...

“S’ke turp”/ Përplasje e ashpër në BBV, Juli ia thotë në sy Gazit: Më ke prerë në besë

Juli dhe Gazi së fundmi kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë brenda shtëpisë. Ashtu...

Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese,...

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që nxitën dyshimet se këngëtarja po pret një fëmijë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së...

“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i...

Lajme të tjera

Web TV