I sëmuri me Covid-19: Kam takuar doktorë dhe kolegë, në aeroport s’na kontrolluan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i sëmurë nga koronavirusi ka rrëfyer historinë e tij teksa ka thënë se kur erdhi nga Gjermania për në Kosovë nuk ishte kontrolluar në aeroport. Por ai është dërguar në Klinikën Infektive për të bërë testin, ndërsa më pas e kanë dërguar në shtëpi.

Pacienti i cili ka preferuar të mos identifikohet ka theksuar se gjatë kësaj kohe ka pasur kontakte me shumë mjekë, kolegë dhe të tjerë duke mos ditur që bartte koronavirusin.

“Sot e kam marrë informator që kam dalë pozitiv. Të hënë kam qenë për të bërë testin për kooronavirus, por ata më kanë dërguar direkt në shtëpi. Kam qenë tërë kohën nëpër doktorë. Sot prapë më kanë pru në Infektiv dhe më ka dalë pozitiv”, është shprehur pacienti në një intervistë për Tv Klan Kosova.

“Po pasi kam shkuar në Infektiv herën e parë, më thanë se s’kam asgjë. Kam pasë kontakt me shumë me mjekë, kolegë gjatë kësaj kohe”.

Ai kishte ardhur nga Berlini me datën 11 dhe tha se në bord gjatë fluturimet ka pasur shumë njerëz.

“Në aeroport s’na kanë bërë asnjë kontroll. Kemi hyrë dhe dalë pa na kontrolluar”.

Lipjanasi tha se nuk ka pasë thuajse asnjë nga simptomat e përshkruar të koronavirusit, përveçse një lodhje të madhe të trupit.

“S’kam pasë simptoma asgjë hiç. Veç lodhje të madhe të trupit. S’kam pasë as dhimbje koke, as temperaturë, veç lodhjes që e kam pasë rregullisht”.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV