Inxhinierët pozitivë me Covid-19, NASA mbyll 2 qendra të prodhimit të raketave hapësinore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka njoftuar mbylljen e dy qendrave të prodhimit dhe testimit të raketave hapësinore, pasi një inxhinier në njërën nga strukturat rezultoi pozitiv me koronavirus. Kjo hedh potencialisht në erë ëndrrën ambicioze të një misioni në Hënë me astronautë në vitin 2024.

“Të dyja qendra tona në Misisipin e Jugut dhe Mishud, rreth 65 km larg nga Nju Orlinsi do të ndalojnë operacionet”- deklaroi administratori i NASA-s, Xhim Brajdstin në një deklaratë për mediat. Kjo masë, është në zbatim të “Fazës 4” të udhëzimeve të NASA-s për përgjigjen

ndaj epidemisë, që rekomandon një mbyllje të plotë të objekteve në kushtet e emergjencës.

“Ndryshimi u bë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në komunitetin përreth qendrës… dhe të një rasti të konfirmuar në mesin e ekipit tonë”-shkroi Brajdstin.

Ai shtoi se “ndërsa nuk ka raste të konfirmuara në Mishud, ky objekt po kalon në “Fazën 4” për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në 19 të tilla zonën lokale”. Ekipet e NASA-s dhe kontraktorët e saj, do të bëjnë tani një ndëprerje të plotë të aktivitetit, që e vendos të gjithë qendrën në një gjendje të sigurt, derisa të rifillojë puna.

Tani për tani, qasja në të dyja qendrat, do të kufizohet vetëm për ekipin që merret me prodhimin e pjesës skeletike të raketave, minimumi i nevojshëm për të mbajtur të sigurtë objektet e teknologjisë së lartë. Ndërkohë, të gjitha projektet e aprovuara më parë, do të pezullohen në pritje të një njoftimi të dytë.

Ndërkohë Brajdstin vuri në dukje, se do të ketë “ndikime në misionet e NASA” për shkak të këtyre mbylljeve, përfshirë punën me anijen hapësinore “Orion”, që planifikohet të dërgojë astronautët amerikanë në Hënë në vitin 2024. Brajdstin thekson se shëndeti i personelit, mbetet një “përparësi kryesore”.

Lexo edhe :  Nuk është Venecia por Dubai!/ Aeroporte dhe rrugë të përmbytura, kaos në qytetin e luksit

Agjensia Qendra Kërkimore Ajmes në Kaliforni, ka urdhëruar gjithashtu një mbyllje të aktivitetve të saj në përputhje me “Fazën 4”, pasi një punonjës tjetër doli pozitiv me Covid-19 javën e kaluar.

Ndërkaq, një sërë objektesh të tjera – përfshirë Qendrën Hapësinore Xhonson në Hjuston, janë zhvendosur në “Fazën 3”, duke e kufizuar numrin e punëtorëve dhe stafit tjetër, që lejohet të qëndrojë në qendër gjatë emergjncës së shkaktuar nga koronavirusi./S.T

Të fundit

Kharkiv rrezikon të bëhet ‘Alepo i dytë’ pa ndihmën e SHBA-së

Banorët e qytetit të dytë të Ukrainës tregojnë për ndikimin e sulmeve në rritje ruse që synojnë periferitë dhe...

“Rroftë vdekja”, makabri mes dashurisë dhe urrejtjes

Nga Leonard Veizi "Rroftë vdekja" Togfjalëshi bombastik, që më pas u kthye në një sentencë gati stilistike por krejt inorganike, u lëshua si predhë nukleare a...

Lufta e brendshme/ Basha “xheloz” për forcën e Bardhit

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha i ka quajtur deputetët e PD-së që janë pjesë e Rithemelimit si “bubat” e kryeparlamentares Nikolla. Mandati i...

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron...

Sara Gjordeni në pritje të ëmbël! Së shpejti ajo dhe Bardhi bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është zbuluar në promon e "Cherry on Top" të Bora Zemanit...

Lajme të tjera

Web TV